Afghanistan, mbi 20 të vdekur
në një sulm vetëvrasës

Afghanistan, mbi 20 të vdekur <br />në një sulm vetëvrasës
KABUL - Një politikan i njohur afgan dhe të paktën 20 persona të tjerë kanë humbur jetën në një sulm vetëvrasës.

Lajmi është konfirmuar nga policia afgane e cila mes të tjerave tha se Ahmad Khan Samangani, politikan i vendit, po merrte pjesë në ceremoninë e martesës së vajzës së tij në Aybak kur nddodhi shpërthimi.

Samangani ishte komandant ushtarak në veri të Afganistanit, njëkohësisht figurë politike e njohur në vend.

Ndërkaq, Associated Press bëri me dije se edhe disa zyrtarë të tjerë të qeverisë janë vrarë nga shpërthimi ndërsa më shumë se 40 persona mbeten të plagosur ku në mesin e tyre ishte edhe një komandant i lartë i policisë.

(mk/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Vihen nën kontroll vatrat e zjarrit në bashkinë e Selenicës, s’ka rrezik për banorët

Vihen nën kontroll vatrat e zjarrit në bashkinë e Selenicës, s’ka rrezik për banorët