TIRANE-  Autoriteti Kombëtar i Ushqimit dhe Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë kthen në treg markat e pezulluara të qumështit dhe garanton me përgjegjësi të plotë publikun se përdorimi i qumështit nuk paraqet asnjë rrezik për shëndetin dhe sigurinë e konsumatorëve.

Nëpërmjet një njoftimi për shtyp të mëngjesit të sotëm ministria e Bujqësisë informon se ka marrë përgjigjet zyrtare për analizat e kampionaturave të markave të ndryshme të qumështit nga ISTITUTO ZOOPROFILATTICO SPERIMENTALE DELLA LOMBARIDIA DELL`EMILIA ROMAGNA "BRUNO UBERTINI”, (ente sanitario di diritto pubblico). Këto rezultate ishin të njëjta me ato të
Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë.

“Pjesa më e madhe e kampionaturave të qumështit të marra në tregun shqiptar kanë dalë në nivele më poshtë normativës së Bashkimit Europian, por ka pasur kampionatura që kanë dalë mbi këtë normativë. Në analiza kanë rezultuar lloje të qumështit me përmbajtje të Aflatoksinës 2 deri në 3 herë më shumë se niveli që rekomandohet në Bashkimin Europian, por theksojmë që këto nivele janë rreth 7 apo 8 herë më të ulta se niveli që lejohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada dhe shumë vende të tjera të zhvilluara. Analizat tregojnë se brenda të njëjtit prodhues (kompani, subjekt) ka pasur kampionatura të ndryshme që kanë dalë me rezultate mbi dhe nën normativën e Bashkimit Europian. “- thuhet në njoftimin për shtyp

Rezultatet e analizave kanë treguar që prania e Aflatoksinës te qumështi prodhim shqiptar është pak a shumë në nivele të njëjta dhe në qumështin që prodhohet në vendet fqinjë dhe në rajon. Këto rezultate rikonfirmojmë faktin që prania e shtuar e Aflatoksinës në qumësht, në të gjitha vendet e rajonit është e karakterit sezonal, dhe se mendohet që ky lloj myku ta ketë prejardhjen nga ushqimi i kafshëve.

“AKU dhe ISUV menjëherë pas konfirmimit të rezultateve ka rishikuar masat që janë marrë deri tani dhe heq pezullimin për tregtimin e qumështit dhe produkteve të bllokuara deri më tani, pasi këto produkte nuk cënojnë aspak sigurinë ushqimore dhe mund të konsumohen normalisht.”- vazhdon njoftimi për shtyp.

Mbetet në fuqi vetëm pezullimi mbi tregtimin për ato parti qumështi të cilat rezultojnë me përmbajtje të Aflatoskinës mbi normativat e BE, që kanë destinacion eksportin në shtete që aplikojnë normën e Bashkimit Europian.

NJOFTIMI I MINISTRISE SE BUJQESISE
AKU dhe ISUV garantojnë publikun se konsumi i qumështit nuk paraqet asnjë rrezik

Rezultatet e laboratorit të akredituar të njëjta me ato të ISUV. Hiqet pezullimi i tregtimit për sasitë e bllokuara


Menjëherë pas marrjes së përgjigjeve zyrtare për analizat e kampionaturave të markave të ndryshme të qumështit nga ISTITUTO ZOOPROFILATTICO SPERIMENTALE DELLA LOMBARIDIA DELL`EMILIA ROMAGNA "BRUNO UBERTINI" (ente sanitario di diritto pubblico), Autoriteti Kombëtar i Ushqimit dhe Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë dëshirojnë të bëjnë me dije se rezultatet janë pothuajse të njëjta me ato të bëra nga Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë. Kjo konfirmon cilësinë e lartë dhe besueshmërinë e laboratorëve tona, pavarësisht se për disa lloje analizash ende nuk kemi akreditim.
Pjesa më e madhe e kampionaturave të qumështit të marra në tregun shqiptar kanë dalë në nivele më poshtë normativës së Bashkimit Europian, por ka pasur kampionatura që kanë dalë mbi këtë normativë. Në analiza kanë rezultuar lloje të qumështit me përmbajtje të Aflatoksinës 2 deri në 3 herë më shumë se niveli që rekomandohet në Bashkimin Europian, por theksojmë që këto nivele janë rreth 7 apo 8 herë më të ulta se niveli që lejohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada dhe shumë vende të tjera të zhvilluara. Analizat tregojnë se brenda të njëjtit prodhues (kompani, subjekt) ka pasur kampionatura të ndryshme që kanë dalë me rezultate mbi dhe nën normativën e Bashkimit Europian.


Rezultatet e analizave, tregojnë që prania e Aflatoksinës te qumështi prodhim shqiptar është pak a shumë në nivele të njëjta dhe në qumështin që prodhohet në vendet fqinjë dhe në rajon. Këto rezultate rikonfirmojmë faktin që prania e shtuar e Aflatoksinës në qumësht, në të gjitha vendet e rajonit është e karakterit sezonal, dhe se mendohet që ky lloj myku ta ketë prejardhjen nga ushqimi i kafshëve.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit dhe Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë me përgjegjësi të plotë garantojnë publikun se përdorimi i qumështit nuk parqet asnjë rrezik për shëndetin dhe sigurinë e konsumatorëve. AKU dhe ISUV menjëherë pas konfirmimit të rezultateve ka rishikuar masat që janë marrë deri tani dhe heq pezullimin për tregtimin e qumështit dhe produkteve të bllokuara deri më tani, pasi këto produkte nuk cënojnë aspak sigurinë ushqimore dhe mund të konsumohen normalisht.

Mbetet në fuqi vetëm pezullimi mbi tregtimin për ato parti qumështi të cilat rezultojnë me përmbajtje të Aflatoskinës mbi normativat e BE, që kanë destinacion eksportin në shtete që aplikojnë normën e Bashkimit Europian.

JA MARKAT E QUMESHTIT QE U HOQEN TREGU

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit kërkoi heqjen nga tregu të qumështit të markave Primalat dhe Fast pasi u dyshua se kishin përmbajtje të lartë aflatoksine, një substancë e rrezikshme e cila mund të shkaktojë tumor të mëlçisë, hemoragji, enjtje, probleme në tretje, probleme në metabolizmin e organizmit, probleme mendore e deri në gjendje kome.

Pak ditë më parë dyshimet për prezencën e aflatoksinës në disa lloje qumështi alarmuan shumë vende të Rajonit, ku shumica prej tyre si Kosova, Serbia, Maqedonia i hoqën nga tregu këto produkte, ndërsa më 23 shkurt Kosova ndaloi tregtimin e 5 llojeve të qumështit, ndër to 3 me origjinë shqiptare, Fast, Primat dhe Dukat me origjinë kroate. Nisur nga kjo situatë Ministria e Bujqësisë urdhëroi Autoritetin Kombëtar të Ushqimit të merrnin mostra për të verifikuar qumështin që tregtohej në vendin tonë.

Redaksia Online
(s.g/ad.ti/shqiptarja.com)