CAPE TOWN- Në Afrikën e Jugut, të premten, është inauguruar një xhami e ideuar si vend kulti i lirë dhe pa asnjë diskriminim mbi baza gjinore apo orientimi seksual. Kjo xhami është realizuar, mes shumë polemikash, nga një docent mysliman në vend, i cili i kundërvihet ashpër radikalizmave në fe.
Taj Hargey, docent dhe drejtor i Qendrës së Edukimit Islam në Oxford, i cili gjatë inaugurimit mbajti dhe një predikim, prej kohësh i kundërvihet fondamentalizmave në Islam dhe e ka cilësuar hapjen e kësaj xhamie si “një revolucion fetar”. Gjithashtu, Hargey, gjatë fjalimit të tij inaugurues ka dënuar përçarjet e panevojshme mes të krishterëve dhe myslimanëve dhe ka dënuar “paranë e korruptuar të sauditëve” që ka promovuar “manifestime të dëmshme dhe intolerante të islamit”.
Sipas Hargey përgjegjësia e tensioneve ndërkombëtare mes myslimanëve dhe të krishterëve rëndon tek “teologjia e deformuar” që promovohet nga shtete si Arabia Saudite dhe Pakistani, të cilët i kanë dhënë origjinë lindjes së grupimeve fanatike si ISIS, talebanët në Afganistan apo Boko Haram në Nigeri.
Por inaugurimi i kësaj xhamie nuk është pritur pa polemika apo protesta. Jashtë ambienteve të xhamisë janë mbledhur dhe dhjetra persona që protestonin dhe dënonin hapjen e këtij objekti të pazakontë kulti, por pa krijuar asnjë incident.
Ndërsa Hargey nga ana e tij ka deklaruar më parë se, qysh kur ka dhënë lajmin për hapjen e kësaj xhamie, është kërcënuar fizikisht dhe psikologjikisht dhe ka shpjeguar gjithashtu se numëri dhe influenca në rritje e wahabitëve dhe salafitëve në vend është shkasë për tension. “Pretendojnë se janë versioni i vetëm i islamit.”- deklaron Hargey.
Në Afrikën e Jugut përllogaritet të jetojnë rreth 737 mijë mysliman, rreth 1.5% e popullësisë në vend.
Redaksia Online
(e.n/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com