PRETORIA - “Ish-presidenti afrikanojugor, Nelson Mandela, i shtruar në një spital që prej 15 ditësh si pasojë e një infeksioni në mushkëri ndodhet në një gjendje kritike prej 24 orësh”,-deklaroi sot presidenca e Afrikës së Jugut.

"Gjendja e ish-presidentit Nelson Mandela, i cili ndodhet në spitalin e Pretorias, është kritike",-thuhet në njoftim. Mjekët thonë se gjendja e tij shëndetësore është e rëndë dhe se po bëjnë ç’të jetë e mundur për shërimin e tij.

“Gjithçka çfarë mund të bëj si vajzë e tij, është që vetëm të lutem për të, për njeriun që i dha kaq shumë botës”,- është shprehur për “CNN”, Makawaza Mandela, vajza e ish-presidentit të parë me ngjyrë në Afrikën e Jugut.

Përkeqësimi i gjendjes së tij shëndetësore po rrit shqetësimin e 53 milionë afrikanëvejugorë për të cilët qëndron “shtylla” e tranzicionit drejt demokracisë në vitin 1994 pas dominimit të të bardhëve.

Redaksia Online
(lc/by/shqiptarja.com)