PRETORIA - Seanca tjetër gjyqësore e atletit paralimpik, Oscar Pistorius është shtyrë më 19 gusht për t’u shtjelluar edhe disa prova relevante e të dobishme për vetë procesin.

Atleti afrikano-jugor që ka kapërcyer barrierat e sportit paraolimpik akuzohet se ka vrarë të dashurën e tij, modelen Reeva Steenkamp, natën e Shën Valentinit.

Pistorius u paraqit në Gjykatën e Pretorias, në kryeqytetin e Afrikës së Jugut, i shoqëruar nga familjarët si dhe miqtë e tij. Ndërkohë Pistorius është mbrojtur gjithmonë se ka qëlluar të dashurën gabimisht, duke menduar se është hajdut që ka hyrë në shtëpinë e tij dhe është fshehur në tualet.

Gjykatësit vendosën lirimin me kusht të Pistorius, me kërkesë të avokatëve mbrojtës së atletit duke thënë se ai është shumë i famshëm për të bërë përpjekje për të ikur.

Oscar Pistorius, që vrapon me dy proteza në këmbë është renditur i dytë në garën e 400 metrave, duke arritur të kalojë në gjysmëfinale në Lojërat Olimpike në Londër 2012.

Redaksia Online
(l.c/b.y/shqiptarja.com)