Afrikë e Jugut, 11 persona humbin
jetën nga një stuhi e fuqishme

Afrikë e Jugut, 11 persona humbin<br />jetën nga një stuhi e fuqishme<br>
Të paktën 11 vetë humbën jetën pas një stuhie në Afrikën e Jugut.

Stuhia e njohur si “supercell", u shoqërua me erëra të forta, reshje të dendura shiu që në disa raste morën formën e një uragani e në momente të caktuara u kthyen në tornado.

Stuhia detyroi mbylljen e Portit të Durbanit, një nga më të ngarkuarit në Afrikë, i cili mbetet i mbyllur.

Tre anije dolën nga vendi akorimit ndërsa anijet e tjera thyen linjat e ankorimit dhe u shpërndanë në kanal, tha autoriteti i portit.

Raportohet se midis viktimave ka edhe fëmijë, po ashtu edhe persona të tjerë rezultojnë të humbur.

afrika jugut

Redaksia Online
a.dr/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

‘TIMS’/ Kuvendi miraton me 76 vota pro raportin e PS! Salianji: Gjetjet tona i çojmë në SPAK, kush i bën emërimet e paligjshme?

‘TIMS’/ Kuvendi miraton me 76 vota pro raportin e PS! Salianji: Gjetjet tona i çojmë në SPAK, kush i bën emërimet e paligjshme?