Afrikë e Jugut, kërcënohet me 
vdekje i vendosur në arkivol

Afrikë e Jugut, kërcënohet me <br />vdekje i vendosur në arkivol
Afrika e Jugut është përballur më një ngjarje të rëndë e cila rikthen në kujtesën e banorëve periudhën e errët të ˝apartheidit˝ përpara më shumë se 23 vitesh.
 
Një djalë i ri me ngjyrë është kërcënuar me vdekje nga dy fermerë të bardhë teksa ishte detyruar me forcë të futej brenda një arkivoli prej druri.
 
Ngjarja skandaloze është regjistruar në një video telefoni mobile nga dy fermerët dhe është transmetuar në gjykatë.
 
I riu Victor Mlotshwa deklaroi në seancën gjyqësore se dy fermerët e bardhë, tashmë të arrestuar e kanë goditur me grushta dhe e kanë detyruar të futet brenda në arkivol.
 
Ata e frikësojnë djaloshin duke e sulmuar verbalisht se do i hedhin gjarpër në arkivol  dhe do ta djegin me benzinë.
 
Të akuzuarit Willem Oosthuizen and Theo Jackson deklaruan se ishin të pafajshëm.
 
Ata pretenduan se djaloshi ishte një hajdut që ishte futur fshehurazi në oborrin e fermës së tyre.
 
Ndër të tjera ata u shprehën se dyshonin që Mlotshawa kishte vjedhur disa kabllo prej bakri.
 
Të dy fermerët u mbrojtën duke thënë se synimi i tyre ishte ta frikësonin djaloshin me ngjyrë që të mos hynte më në fermë.
 
Episodi ngjalli protesta masive në vendin afrikan dhe reagimin e ashpër të qeverisë dhe opozitës së vendit.


  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Dedikim për vajzën që do të vijë në jetë, Bardhi: Emrin do ta zbuloj te kënga

Dedikim për vajzën që do të vijë në jetë, Bardhi: Emrin do ta zbuloj te kënga