Afrikë,protesta e minatorëve
me hanxharë, policia vret 30

Afrikë,protesta e minatorëve<br />me hanxharë, policia vret 30
AFRIKE E JUGUT: Të paktën 30 persona mbetën të vrarë gjatë përleshjeve mes policisë dhe minatorëve grevistë në Afrikën e Jugut. Ngjarja ndodhi pranë minierës së platinit në Marikana, afro 100 kilometra larg Johanesburgut, ndërsa policia hapi zjarr ndaj turmës që nuk pranonte të shpërndahej.

I pyetur në një intervistë për median nëse e konfirmonte se numri i të vrarëve është 30, ministri për policinë Nathi Mthethwa u përgjigj shkurtimisht "po". Më pas ai tha se detajet më të plota do të jepeshin në një moment të dytë.

Sipas tij, policia bëri gjithçka mundej, por minatorët ishin të përgatitur për të rezistuar dhe për të luftuar. Ministri mbrojti policinë duke deklaruar se ata ishin ndeshur me një sulm të ashpër nga minatorët e pajisur me hanxharë dhe shkopinj.

Dëshmitarët thanë se kishin parë të përdoreshin përveç armëve edhe zjarrfikëset, granada tymuese dhe gaz lotsjellës me qëllimin për ta shpërndarë turmën. Zëdhënësi i ministrisë për policinë, Zweli Mnisi tha se tanimë ka nisur edhe një hetim për mënyrën se si nisën të shtënat, por mbetet e paqartë se si u përdoren fillimisht armët.

Presidenti i Afrikës së Jugut, Jacob Zuma, tha për median se ishte i shokuar nga ngjarja dhe sipas tij, ekzistonte hapësirë e nevojshme që çdo mosmarrëveshje të zgjidhej përmes dialogut pa thyer ligjin dhe pa kaluar në dhunë.

Zuma u bëri thirrje lëvizjeve të punëtorëve të punojnë me qeverinë për të ndikuar në qetësimin e situatës përpara se situata të përshkallëzohet më tej. Miniera, në pronësinë e kompanisë “Lonmin”, është vendosur së fundmi në qendër të tensioneve të disa sindikatave të ndryshme.

Protestat nisën më 10 gusht ndërsa afro 3 mijë punëtorë braktisën vendet e punës duke kërkuar përmirësimin e kushteve dhe pagave.
(dm/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

“Tre euro më shumë në faturë për çdo pjatë bosh!”, zgjidhja e restorantit malor në Itali zemëron klientët

“Tre euro më shumë në faturë për çdo pjatë bosh!”, zgjidhja e restorantit malor në Itali zemëron klientët