Sudani i jugut është sërish në luftë. Ky lajm është bërë i ditur nga nga zëdhënësi zv/presidentit, i cili ka bërë public raportet e përplasjes së fundit e cila ka shkaktuar qindra të vdekur.
Zv/presidentit Riek Machar tha për BBC se trupat qeveritare kanë sulmuar pozicionet e tyre në kryeqytetin, Juba. Por ministri i informacionit Michael Lueth pretendon se situata është normale dhe tërësisht nën kontroll.
Nga ana tjetë misioni i OKB-së atje njoftoi se ka ndërtesa të dëmtuara dhe se qindra vetë kanë kërkuar strehim në komplekset e organizatës. Krerët ushtarakë mendojne se President Salva Kiir nuk po tregohet serioz sa i takon marrëveshjes se paqes. Raportohen të paktën 150 vetë të vranë në luftimet e së premtes përpara se qetësia të rivendosej disi në ditën e shtunë.
Por mediat lokale raportuan gjatë ditës së sotme se bilanci i vdekjeve është më i lartë, por mendohet se mund të shkojë deri në 271 të vdekur.
/Shqiptarja.com