Afrim me Metën? Sali Berisha:
Marrëdhëniet i kemi njësoj 

Afrim me Metën? Sali Berisha:<br />Marrëdhëniet i kemi njësoj 
TIRANË - Kohët e fundit i kemi parë teksa kanë mbështetur publikisht propozimet e njëri-tjetrit, siç është ai i hetimit ndërkombëtar të CEZ, apo teksa kanë trokitur gotat, por ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur poshtë çdo mundësi për një marrëdhënie të re me ish-aleatin e tij në qeverisje Ilir Metën. Deputeti demokrat i quajti se i qëndron mendimit që ka shprehur edhe më parë për dorëheqjen e Metës, ndaj i quajti lajmet për një afrim mes tyre, “skupe mediatike”

Gazetarja: Zoti Berisha jeni parë i qeshur me Metën?
Berisha: Skupet mediatike janë skupe mediatike. Unë nuk merrem me skupe. Marrëdhëniet e mia me të janë ato që kanë qenë nuk kanë asnjë ndryshim, nëse mendohet se nuk mund të flitet ndonjëherë kjo nuk shkon.

Gazetarja:  I qëndroni mendimit se Meta duhet të japë dorëheqjen?
Berisha: I qëndroj mendimit sic i kam shprehur më parë.

Berisha ju përgjigj interesit të gazetarëve ndërsa ishte duke lënë selinë e Partisë Demokratike për t’iu bashkuar seancës plenare të kësaj të enjteje.

Ai foli edhe për çështjen e CEZ-it, ku akuzat ja adresoi kryeministrit Edi Rama.

“Për aferën më të madhe të korrupsionit në historinë e Shqipërisë, e cila ka tentakulat larg Shqipërisë por ka një stërmullar dhe ky është Edi Rama, marrëveshja me CEZ dhe neni 19 me të cilin ky zotëri e shpall veten të pafajshëm i bën amnisti”, tha Berisha.

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool