Afrimi i Dules me Bashën, Tahiri
"Vlen për fitoren e së djathtës"

Afrimi i Dules me Bashën, Tahiri<br />
Vizita e kreut të PBDNJ-sënë selinë e Partisë Demokratike në një takim me kryetarin Lulzim Basha nuk shihet si shqetësim nga deputeti Dashamir Tahiri, i zgjedhur nga PDIU e që ndryshe nga kjo forcë politike vijon të jetë në opozitë.
 
Tahiri thotë se komuniteti çam e ka zgjedhur ndërsa kritikat ndaj partisë së Dules kanë qenë dhe janë të njëjtat si në koalicion si jashtë tij.  Sipas tij një bashkëpunim i tillë duhet ti shërbejë fitores së të djathtës në zgjedhje.

"PD është një parti që do bëjë koalicionet e saj, kushdo që do të jetë në kundërshtim me aprimet e mia me çështjen dhe kauzën që kam unë do ta kundërshtojë si të jetë jashtë edhe brenda në aleancë me PD. Unë i mirëpres të gjithë ata që kontribojnë që të fitojë e djathta, që zoti Tahiri nuk është deputet ambulant."-tha Tahiri

Kreu republikan Fatmir Mediu dhe ai  i LZHK-se Dashamir Shefi e shohin këtë afrim si zhvillim pozitiv. Madje Dashamir Shehi thotë se kryetari i PD-së ka për detyrë të gjejë hapësira për secilën forcë politike të se dajthtës përfshirë edhe FRPD e Bamir Topit.

"Janë mardhënie politike normale. Bashkimi sa më i gjerë dhe përfshirja sa më e gjerë e subjekteve politike dhe individëve dhe grupeve të interesit në të djathtën është jashtë zakonisht i rëndësishëm prandaj edhe kam theksuar idenë e ndëritmit të një konfiderate".-tha Mediu
 
"Gjykoj që mirë e ka bërë zoti Basha që jep një sinjal hapsire, hapja domethënë bëhet me të gjithë forcat që rrinë dhe në qendër për të bërë një maxhorancë sa më të madhe domethënë një front opozitar sa më të gjerë. Me të gjitha, absolutisht shumë më tepër me FRD. Detyrë z. Basha që të gjejë vendin për secilin nga këta në rrjeshtin opozitar"-tha Shehi
 
Një ditë më parë është parë që të mbërrijë në një takim me kreun e PD-së kryetari i PBDNJ Vangjel Dule i cili u shkëput nga koalicioni i djathtë para zgjedhjeve parlamentare të 2013.

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Aksident në  aksin rrugor Lushnje-Berat! Makinat përplasen me njëra-tjetrën, 5 të plagosur

Aksident në aksin rrugor Lushnje-Berat! Makinat përplasen me njëra-tjetrën, 5 të plagosur