'Afrimi i madh', Tarifa rrëfen librin e jetës! 7-vite si ambasador, raportet me 6 kryeministrat dhe kërkesa ‘speciale’ e Metës. Pse ‘non gratat’ ndikojnë negativisht!

E konsideron si librin e jetës, sociologu e ish-diplomati Fatos Tarifa “Afrimin e madh”. Bazuar në kujtime e përvojën personale në të përfshihen 7 vite të shërbimit të tij si ambasador i Shqipërisë në Holandë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndonëse reflektimi nis me të kaluarën, pamundësinë për të kaluar kufirin në liri. Më shumë se një mijë e gjashtëqind faqe, miqtë e konsiderojnë si një guidë për njohjen e diplomacisë.

“Ndihem me fat që m'u dha mundësia gjatë jetës sime, që të shërbeja për Shqipërinë në cilësinë e ambasadorit të saj, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ato katër vite në Uashington kanë qenë për mua vitet më produktive, më të bukura dhe më të paharruara. Jo thjesht për shkak të jetës në një qytet si Uashingtoni, por edhe për shkak të detyrës që m'u besua dhe të së mirës që u përpoqëm të prodhojmë me veprimtarinë time për vendin time. Në ato katër vite, (2001-200)5, Shqipëria pati afrim të madh me SHBA-n...”, shprehet sociologu dhe ish-diplomati Fatos Tarifa.

Tarifa tregon se në këtë botim, rrëfehet e vërteta. Në ndihmë i kanë ardhur shënimet që nis të mbajë prej vitit 2005. Ndonëse, pas shërbimit në Holandë, detyra e tij në Uashington zë fill me vitin e kobshëm të rrëzimit të kullave Binjake, ai thotë se falë kontakteve të duhura arrin të ndërmjetësojë marrëveshje kyçe për vendin, e për pasojë edhe “Afrimin e madh”.

“Pas viteve 1990, nga viti 2002 deri në 2006 nisi një periudhë e mirë veprimi në fushën ekonomike, ushtarake, si dhe u hodhën bazat e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Po kështu u hapën një sërë programesh ekonomike dhe investimesh për Shqipërinë. Ndërkohë që u nënshkruan dy marrëveshje shumë të mëdha, gjatë 2003-shit, njëra ishte Karta e Adriatikut që përshpejtoi dhe hyrjen e Shqipërisë në Nato”, shprehet Tarifa.

Tregon se gjatë detyrës si ambasador, ndonëse përfaqësues i një vendi të vogël si Shqipëria, zgjodhi të jetë një diplomat i stilit barok, që kundërpërgjigjej, në rast padrejtësisht dhe evidentonte vlerat e vendit të tij. Mbështetje ka gjetur nga personalitete të larta të politikës, botës akademike e mediatike në SHBA, ndërsa shpjegon nëse i kishte në krahë kryeministrat e kohës.

“Fatkeqësisht gjatë shtatë viteve të shërbimit tim si ambasador në Holand dhe në Amerikë unë kam punuar me gjashtë kryeministra, të cilët në rend kronologjik do të ishin Nano-Majko-Meta, Meta-Nano-Majko. Marrëdhëniet me ta kanë qenë të ndryshme, kuptohet kjo varet shumë nga personaliteti i tyre edhe i imi gjithashtu, por jo gjithnjë kanë qenë marrëdhënie produktive. Me shumë prej tyre, si z.Milo apo Arta Dade kanë qenë marrëdhënie shumë të afërta bashkëpunimi. Meta ishte kryeministri që më emëroi në Uashington dhe me dekretoi Mejdani, me idenë që natyrisht unë duhet të punoja mirë për interesat e Shqipërisë, por ai insistonte se duhet të isha luajal ndaj tij, gjë që unë nuk mund ta pranoja dhe nuk e pranoj nga askush, sepse nuk i kam shërbyer asnjëherë interesave të një individi, por interesit publik dhe atij kombëtar”, shprehet më tej Tarifa.

Gazetari me origjinë shqiptare Peter Lucas e krahason Tarifën me Faik Konicën për shërbimin diplomatik ndaj vendit. Ndërsa ish-diplomati, rrëfen se si e sheh situatën përfaqësuese sot me emra thuajse të panjohur, e zëra të heshtur përballë çështjeve delikate.

“Kjo fatkeqësisht e trishtë, dhe në kundërshtim me ligjin, ne kemi ardhur në një pikë kur qeveria shkel ligjet që ka miratuar vet për shërbimin e jashtëm. Çdo ambasador sot ka tejkaluar me një me dy, tre apo 4 vite mandatin dhe shkel Ligjin Për Shërbimin e Jashtëm. Ky është një handikap i madh, sepse një ambasador nëse qëndron gjatë, shumë gjatë përtej mandatit, natyrisht që puna e tij nuk është më produktive dhe nis e merret me punë të tjera e jo me diplomaci”, thotë më tej ai.

Ruajtja e marrëdhënieve të mira me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndikon sipas Tarifës në integrimin e vendit, ndërsa shpjegon se si mund të influencojnë në këtë raport, personat që janë shpallur  “non grata”.

“Ndikojnë shumë negativisht. Me SHBA-n nuk bëhet shaka! Ne jemi  një vend që kemi nevojë për përkrahjen e tyre, ky ka qenë dhe motivi që unë shumë kam influencuar. Nëse kishte një debat midis SHBA dhe BE mbanim anën e SHBA-s. Me logjikën e thjeshtë se do të marrë shumë kohë që ne të angazhohemi në BE. Në vitin 2003 unë kam thënë se 20 vjet janë shumë pak. Jemi në 2023 edhe nuk jemi akoma, madje jemi shumë larg BE-s. Ndërsa, interesi kombëtar është që marrëdhëniet me Amerikën të jenë shumë të mira. Këto nuk janë marrëdhënie vasaliteti, por  marrëdhënie interesash të përbashkëta. Edhe unë mendoj se kjo duhet padyshim. Fatmirësisht interesat tona kombëtare në këtë periudhë u puthën me interesat kombëtare të Amerikës. Prandaj, nuk ka aleat më të madh strategjik për ne, sesa Amerika dhe Kosova, që është aleati ynë natyrshëm”, shprehet Tarifa.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë