Afrimi i zgjedhjeve parlamentare
shoqëria civile hyn në politikë

Afrimi i zgjedhjeve parlamentare<br />shoqëria civile hyn në politikë
PRISHTINE - Lanë karrierën civile për të nisur karrierën politike. Avni Zogiani, Shqipe Pantina, Merita Mustafa, Ardian Arifaj, Luljeta Vuniqi, janë disa prej zërave të shoqërisë civile që së fundi u bënë pjesë e partive politike.
 
Tre të parët iu bashkuan një partie opozitare - “Vetëvendosjes”, derisa të tjerët aderuan brenda partisë në pushtet, të cilën jo rrallë e kishin pasur në thumb të kritikave. Dyndje të tjera janë paralajmëruar të ndodhin, shkruan Koha Ditore.
 
Si rëndom, arsyetimi i tyre ishte kontributi dhe hapësira më e madhe të cilën do ta kenë në proceset vendimmarrëse.
 
Trendi që në prag zgjedhjesh partitë politike të nisin sezonin e transferimeve që vijnë kryesisht nga shoqëria civile, po vihet në zbatim edhe para zgjedhjeve parlamentare të vitit 2014.
 
Analistët thonë se në momentin kur partitë politike po i konsumojnë “zëdhënësit” partiakë, atëherë po rekrutojnë “personalitete” nga shoqëria civile. Me pak përjashtime, organizatat e shoqërisë civile ende po shihen si shërbëtore në funksion të pushtetit e jo të interesit publik.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike