Afrohet dimri, dëbora e parë zbardh Majën e Gjallicës në Kukës (VIDEO)

Kanë rënë reshjet e para të dëborës për këtë sezon, duke zbardhur Majën e Gjallicës në Kukës, e duke dhënë kështu 'sinjalin' e parë të dimrit. Moti i paqëndrueshëm dhe temperaturat e ulëta, bëjnë që reshjet e shiut të shndërrohen në reshje dëbore në lartësitë 1900 metra mbi nivelin e detit.

Reshje të dendura shiu dhe temperatura mjaft të ulëta shoqërojnë vendin tonë prej ditësh, ndërsa të njëjtat kushte atmosferike pritet të vijojnë edhe gjatë ditëve në vijim.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 23 Janar, 09:41

    Secila parti në zgjedhje me 46 deputetët e parë të fiksuar, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kryeministri maqedonas, takon familjen shqiptare në SHBA: Janë shembull suksesi

Kryeministri maqedonas, takon familjen shqiptare në SHBA: Janë shembull suksesi