Afron afati për marrëveshjen e tavanit! Uashingtoni nuk e prish qetësinë, beson se mund të shmangë pagesën

Afron afati për marrëveshjen e tavanit! Uashingtoni nuk e prish qetësinë, beson se mund të shmangë pagesën

Shtëpia e Bardhë

UASHINGTON – Shtëpia e Bardhë dhe negociatorët republikanë të Kongresit nuk pritej të takoheshin të shtunën për të vazhduar negociatat në lidhje me rritjen e tavanit të borxhit federal prej 31.4 trilionë dollarësh. Bisedimet dështuan të premten dhe vendi i është afruar kështu më pranë afatit të 1 qershorit.

Një ndër negociatorët republikanë, ligjvënësi Patrick McHenry, tha se nuk ishin planifikuar takime për të shtunën. Udhëheqësit republikanë do të mblidheshin më vete për të parë se cila është situata, tha në Kapitol ligjvënësi McHenry. Ai nuk komentoi nëse do të ketë bisedime të mëtejshme të dielën.

Dy takime, përfunduan të premten pa ndonjë progres të përmendur nga palët dhe negociatorët thanë se nuk ishin të sigurtë se kur do të kishte takime të tjera. Kanë mbetur më pak se dy javë nga 1 qershori, data kur Departamenti amerikan i Thesarit ka paralajmëruar se qeveria federale mund të mos ketë më mundësinë të paguajë borxhin. Kjo mund të shkaktonte kaos në tregjet financiare dhe të rriste normat e interesit.

Presidenti Biden tha nga Japonia se ende besonte se kriza mund të shmangej.

"Vazhdoj të besoj se do të jemi në gjendje ta shmangim mospagimin dhe do të arrijmë diçka të mirë", u tha Presidenti Biden gazetarëve në Hiroshima, Japoni, ku ai po merr pjesë në një takim të udhëheqësve të grupit të shtatë vendeve më të pasura.

Presidenti Biden u tregua optimist pavarësisht se Shtëpia e Bardhë pranoi se ka ende "dallime serioze" me republikanët, të cilët kanë shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve.

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Kevin McCarthy, ka thënë se duhet bërë përparim në ndryshimin e "trajektores" së defiçitit të shpenzimeve të qeverisë amerikane dhe rritjes së shpejtë të borxhit.

Republikanët po kërkojnë shkurtime të mëdha të shpenzimeve në këmbim të rritjes së kufirit të huamarrjes nga qeveria.

Republikanët kontrollojnë Dhomën e Përfaqësuesve me një diferencë të vogël, ndërsa demokratët e Presidentit Biden kanë një shumicë të ngushtë në Senat, duke e bërë të vështirë arritjen e një marrëveshjeje që do të kalonte në të dyja dhomat.

Demokratët kërkojnë mbajtjen e nivelit të shpenzimeve të këtij viti, ndërsa republikanët duan të kthehen në nivelet e vitit 2022. Një plan i miratuar nga Dhoma e Përfaqësuesve muajin e kaluar synonte të shkurtonte një pjesë të gjerë të shpenzimeve qeveritare me 8% vitin e ardhshëm.Demokratët thonë se kjo do të detyronte shkurtime mesatare prej të paktën 22% në programe si arsimi dhe zbatimi i ligjit, një shifër që drejtuesit republikanë nuk e kanë kundërshtuar.VOA

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Pse opozita nuk ka fituar pikë nga hetimet e SPAK?

Ylli Pata: Pse opozita nuk ka fituar pikë nga hetimet e SPAK?