Afron galaja e çmimeve KULT
2015, shpallen të nominuarit

Afron galaja e çmimeve KULT<br />2015, shpallen të nominuarit
Mbrëmja Gala Çmimeve KULT 2015 do të mbahet më 7 nëntor. Në vitin e 11 të saj, Akademia KULT sjell mbrëmjen e madhe Gala të ndarjes së Çmimeve KULT, në sallën e madhe të Pallatit të Kongreseve. Ceremonia do të transmetohet live në rrjetin e RTSH. “Çmimet KULT vazhdojnë traditën e promovimit të artit dhe kulturës së vërtetë shqiptare, që prej vitit 2005, duke i dhënë një jehonë të denjë gjithë artistëve të mëdhenj dhe atyre të rinj.”, njoftojnë organizatorët.

Pasi na njohin me listën e të nominuarëve organizatorët njoftojnë se “mbrëmja e datës 7 nëntor do të na njohë me emrat e fituesve në një Mbrëmje Gala me të ftuar specialë dhe surpriza që do të jenë pjesë e mbrëmjes kushtuar artistëve që kanë spikatur gjatë vitit 2014.”

Në edicionin e 11 të Çmimeve KULT janë në garë 52 artistë, të cilët konkurrojnë në 13 fusha: Artisti Pamor i Vitit, Regjisori i Vitit, Aktori i Vitit, Aktorja e Vitit, Instrumentisti i Vitit, Interpretuesi Lirik i Vitit, Kënga e Vitit, Balerini i Vitit, Libri Artistik, Libri Studimor, Përkthimi i Vitit, Libri Publicistik i Vitit dhe Dokumentari I vitit. Me pjesëmarrjen e emrave më elitarë të artit dhe kulturës shqiptare, jo vetëm brenda vendit po edhe jashtë saj, të cilët do të kalojnë në tapetin e kuq të Çmimeve KULT pritet një mbrëmje magjike. Kjo është një ngjarje që pritet me vëmendje, interes dhe emocion, së pari nga vetë artistët.

“Pritja dhe jehona, që i ka rezervuar këtij aktiviteti, prej më shumë se një dekade, komuniteti artistëve dhe i artdashësve, janë treguesit më domethënës për nevojën e këtyre çmimeve, për besimin në rritje që ato kanë ndërtuar vit pas viti dhe peshën që kanë fituar në ravijëzimin, në kohëzgjatje, të sistemit të referimit dhe të vlerave.”, shprehen organizatorët.

Rreth 450 është numri i artistëve të nominuar ndër këto vite, nga të cilët më shumë se 112 janë shpallur fitues të çmimit KULT ndër këto vite. Mbi 120 emra të njohur të krijimit, interpretimit, studimit, mediave dhe profesoratit të arteve dhe letërsisë, përbëjnë jurinë e nderit të Akademisë KULT, duke e shndërruar atë në një institucion të vërtetë të identifikimit dhe promovimit të vlerave.

Akademia KULT përfaqëson të vetmet çmime kulturore kombëtare vjetore dhe njëkohësisht më gjithëpërfshirëset.

Te nominuarit 2015
Artisti Pamor i Vitit
Adrian Çene me Ekspozitë personale – “Manipulations”
Enkelejd Zonja me Ekspozitë personale – “Vizitë në plagë”
Gazmend Leka me Ekspozitë personale – “Icarus” 
Jorgji Gjikopulli me Ekspozitë personale - “Solo Exhibition”

Dokumentari i Vitit
Anila Varfi me “Dinastia Tedeschini”
Donika Muçi me “Marko Boçari, një mit për Europën”
Fatos Baxhaku me “Ringjallja pas errësirës”
Mevlan Shanaj me “Të fala nga Ndrek Luca”

Aktori i Vitit
Alfred Trebicka me Burrin në “Ata hyjnë pa trokitur”
Neritan Liçaj me Vanja në “Vanja, Sonja, Masha e të tjerë”
Robert Ndrenika me Will Klark në “Djemtë gazmorë” 
Sotiraq Bratko me Xhorxhi në “Kapitulli i dytë” 

Aktorja e Vitit
Eva Alikaj me Ofelia në “Hamlet makina”
Olta Daku me Sonja në “Vanja, Sonja, Masha e të tjerë”
Rozi Kostani me Gruan në “Ata hyjnë pa trokitur”
Zamira Kita me Xheni në “Kapitulli i dytë”

Regjia e Vitit
Driada Dervishi me "Vanja, Sonja, Masha e të tjerë"
Kledi Kapexhiu me "Shkërdhata me kapele"
Sesilia Plasari me "Liri në Bremen"
Spiro Duni me "Udhëtim i gjatë drejt natës"

Libri Artistik i Vitit
Ardian-Christian Kyçyku me romanin“Home”
Lazer Stani me tregime “Kohë për nuse”
Mira Meksi me romanin “Mallkimi i priftëreshave të Ilirisë”
Virion Graçi me romanin “Stina e hijeve”

Përkthimi i Vitit
Afrim Koçi me “Montenji dhe 3 legjenda” nga Stefan Zweig
Ben Andoni me “Këngët e zogjve të egër”nga Enes Kariç
Rudi Erebara me “Mobi Dik” nga Herman Melville
Virgjil Muçi me “Bir” nga Andrej Nikolaidis


Eseja e Vitit
Ben Blushi me “Hëna e Shqipërisë”
Besim Fusha me “Pietro Marubbi, "modestia" që lodh përtejkohën...: sprovë cvajgiane”
Besnik Mustafaj me “Bishti i kometës”
Fatos Baxhaku dhe Klodiana Kapo me “Gra të përgjithshme: histori prostitucioni shqiptar në periudhën e Zogut”

Libri Studimor
Bardhyl Demiraj me “Shqiptar dhe shqa : histori popujsh përmes dy emrave etnikë”
Belina Budini me “Tri kohë të Shqipërisë në "Time"
Kristo Frashëri me “Ahmet Zogu : vështrim historik”
Shaban Sinani me “Shqiptarët dhe hebrenjtë : mbrojtja dhe shpëtimi”:

Interpretuesi Lirik
Armaldo Kllogjeri me Mario Cavaradossi në Operën “Tosca”
Eva Golemi me Floria Tosca në Operën “Tosca”
Ermonela Jaho me Cio Cio San në Operën “Madame Butterfly”
Vikena Kamenica me Dorabella në Operën “Cosi fan Tutte”

Balerini i Vitit
Brigel Gjoka në Baletin “Hera e parë”
Enada Hoxha me Zhizel në Baletin “Zhizel”
Kledi Kadiu në Baletin “Hera e parë”
Ledia Sulaj me Swanilda në Baletin “Coppelia”

Kënga e Vitit
Alban Skënderaj me – “Je ti”
Besa me – “Ti je festa ime”
Rosela Gjylbegu me – “Rri me mua”
Kejsi Tola me – “Iceberg”

Instrumentisti e Vitit
Jonela Golemi- Flaut
Petrit Çeku – Kitarë
Redi Llupa – Piano
Tedi Papavrami – Violinë
 

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

"Logjikën tënde e ka një fëmijë kopshti", Pjerin Ndreu nervozohet me këshilltaren e PD-së, që e akuzoi për tenderat: Shko në SPAK!