Sa është pjesëmarrja deri në këto momente ? Si paraqitet ajo?
Pjesëmarrja deri tani është rreth 20 %, diçka ndryshe nga viti 2013 kur në të njëjëtën orë, pra rreth orës 12 pjesëmarrja ka qënë tek 15 % , pra kemi një rritje, italianet prisnin këtë moment. Duhet thënë se në këto zgjedhje votohet vetëm në këtë dite,pra të dielën, kurse në 2013 është votuar si të dielën po ashtu edhe ditenë e hënë, dy ditë, pjesëmarrja është goxha e fortë deri tani dhe rajonet, jo vetëm flitet për zgjedhje politikë, por në dy rajonet kryesore, Lombardi, Lacio Milano dhe Romë,ndërkohë janë edhe zgjedhjet rajonale ku kandidon një kandidat me origjinë shqiptare Bruna Kola. Ndërkohë kandidatët janë pesë dhe jo katër siç u tha më parë, sepse kemi Bruna Kolën në Lombardi, Emiliano Birakun, Anita Likmetaj, Elona Gaxha dhe Aneta Gucaj që kandidon me partinë demokratike, pra me partinë e Matteo Rencit dhe Paulo Gentilioni.
Një sondazh i Institutit Piepoli cili është realizuar gjatë dy javëve të fundit në Itali, i cili ka parashikuar se koalicioni i qendrës së djathtë, i cili udhëhiqet nga Silvio Berlusconi, do të jetë forca e parë në vend, ndërkohë që në vend, në senat do të jetë Koalicioni i qendrës së majtë dhe në të tretë lëvizja “5 Yjet”. Sa reale janë këto parashikime sipas jush duke parë dhe ecurine në të cilën ka ecur fushata elektorale?
Besoj se lëvizja 5 yjet do të jetë parti e parë ne Itali por duke qënë se nuk ka ndërmend të zbresi në një koalicion për të udhëhequr vendin, do të shohim nesër së çfarë do të dalë nga këto rezultate, nuk është e thënë pra që të arrihet një qeveri e re, mund të ketë një mundësi , shpresoj jo, mund të ketë një mundësi të zgjedhjeve të tjera në rast se nuk arrihet të formohet një qeveri. Një peshë e madhe dhe e rëndësishme është e presidentit Mattarella.
Mattarela do të japë të drejtën njërës nga partitë për të krijuar qeverinë edhe pse nuk e kanë formuar numrin e nevojshëm. Kjo qeveri kemi diskutuar qe kjo qeveri nuk mund të shkojë më shumë se një vit apo...?
Unë besoj, koalicionet dhe partitë do ta kënë të vështirë të arrijnë 40 % që do të garantonte qeverisjen. Pra koalicioni djathtë Forca di Italiadhe Lega Nord e Matteo Salvini mund të kenë një mundësi për të qeverisur 5-vjeçarin e ardhshëm, por kjo nuk është e thënë , duhet parë rezultati nesër.
Përsai përket kandidatëve tanë me origjinë shqiptare, ndërkohë që në Itali flitet për reformën e ligjit, dhënien e nënshtetësisë italiane, në senat siç u pa deri në dhjetor të vitit të kaluar, që nje betejë e fortë për reformën e shtetësisë italiane që nuk kaloj. Ndërkohë që në senat dhe partite politike grinden për një reformë të tillë, shteti pra Italia këtë ndryshim po e përjeton dhe këtë e tregon edhe fakti qe shumë kanditaë janë me origjnë të huaj. Jo vetëm shqiptare por edhe me origjina te tjera, vetëm ne, komuniteti shqiptar kandidon me 5 kandidatë, janë shumë komunitet të tjera të partive të ndryshme, nga 5 Yjet e deri tek Lega Nord që kandidon një kandidat me origjine afrikane. Duket pak si paradoks por ndodh edhe kjo. Ky është ndryshimi i shoqërisë civile në Itali.
Arbër, gjatë fushatës elektorale ju keni shkruar për mediat italiane në lidhje me kandidatët e huaj në garë. Çfarë mund të na thoni më shumë? Sipas jush kush është ai element i veçantë që keni konstatuar nga këto zgjedhje që mund të ketë ndryshuar nga fushatat e tjera?
Duhet thënë që pjesëmarrja është goxha e lartë, unë sot në mënmgjes tentova të votoja këtu ku unë jetoj, ishte pamundur sepse kishte nje pjesëmarrje tepër të madhe, dhe nuk na lejuan në pikat votimit, do tentoj sërish në pasdite të votoj. Në këtë fushatë elektorale kanë ndikuar shumë çështjet e emigracionut, përsa i përket këtyre çështjeve, koalicioni i djalthë,sidomos Lega Nord e kanë bërë këtë fushatë me këto tematika, le të themi me hije pak raciste.
e.gj/Shqiptarja.com