Agim Llupo kërkon lirinë
gjykata e refuzon

Agim Llupo kërkon lirinë <br />gjykata e refuzon
TIRANE-  Gjykata e Tiranës hedh poshtë kërkesën e gardistit Agim Llupo për tu liruar nga qelia, duke lënë në fuqi atë të shtyrjes së afateteve të paraburgimit edhe për tre muaj të tjerë. Agim Llupo është gardisti i vetëm i cili ndodhet në burg në lidhje me vrasjen e 4 demonstruesve të 21 Janarit 2011.

Avokati Fatos Shanaj kërkoi shfuqizimin e vendimit që kjo gjykatë mori më 8 shkurt në lidhje me zgjatjen e afateve të paraburgimit edhe për tre muaj të tjerë.Sipas avokatit me “me vendimin e 8 shkurtit u cënua barazia e gjykimit.”

"Jeni bërë palë me prokurorinë. Ne do të ankimojmë vendimin e 8 shkurtit” tha Shanaj duke sqaruar se më 8 shkurt, gjykata duhej të kishte bashkuar dy shqyrtimet e kërkesave, një të prokurorisë dhe një të Agim Llupos në një proces.

Sipas prokurorise Agim Llupo është person nën hetim,jo i pandehur dhe kërkoi rrëzimin e kërkesës së palës mbrojtëse

Agim Llupo deklaroi se askush nuk kishte kryer hetime ndaj tij dhe nuk e kishin marrë në pyetje për një vit rresht. “Vetëm më 9 maj 2011 më komunikuan shtyerjen e hetimeve.”

Më 8 shkurt 2012, gjykata mori në shqyrtim kërkesën e prokurorisë për zgjatjen e afateve të paraburgimit ndaj Agim Llupos i cili akuzohet se ka vrarë demonstruesin Ziver Veizi, ndërkohë që më 10 shkurt, (sot ) mori në shqyrtim kërkesën e të pandehurit për lirimin e tij pasi kanë mbaruar afatet e paraburgimit.

(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Drejtori në detyrë i Shërbimit Sekret: Dështimi i masave të sigurisë për ish-Presidentin Trump 'i pajustifikueshëm'

Drejtori në detyrë i Shërbimit Sekret: Dështimi i masave të sigurisë për ish-Presidentin Trump 'i pajustifikueshëm'