Agjencia Amerikane e Barnave pezullon përkohësisht vaksinën e Johnson & Johnson pas rasteve të shfaqura të trombozave në gjak

Agjencia Amerikane e Barnave pezullon përkohësisht vaksinën e Johnson & Johnson pas rasteve të shfaqura të trombozave në gjak

Agjencia  Amerikane e Barnave dhe agjencitë federale të shëndetësisë bënë thirrje për një pezullim të menjëhershme në përdorimin e vaksinës anti-COVID Johnson & Johnson pasi gjashtë persona shfaqen një çrregullim të rrallë që përfshinte mpiksjen e gjakut dhe trombozë, dy javë pasi morën vaksinën.

Të gjashtë personat ishin gra mes moshave 18 dhe 48, njëra nga ato humbi jetën dhe një grua e dytë në Nebraska është shtruar në spital në gjendje kritike.

Pothuajse shtatë milion njerëz në Shtetet e Bashkuara kanë marrë vaksinën e Johnson & Johnson deri më tani dhe afërsisht nëntë milion doza të tjera janë dërguar për injektim.

“Sot FDA dhe @CDCgov lëshuan një deklaratë në lidhje me vaksinën Johnson & Johnson. Ne rekomandojmë një pauzë në përdorimin e kësaj vaksine,” thuhet në njoftimin e FDA.

Vendimi është një goditje për Johnson & Johnson ashtu edhe për planet e administratës për vaksinimin.

Tetorin e kaluar, Johnson & Johnson u detyra të ndalonte provat klinike kur një nga vullnetarët u sëmur rëndë por rifilloi provat rreth dy javë më vonë, duke thënë se nuk kishte "asnjë provë" që vaksina të kishte shkaktuar shqetësimet. 

Publikisht, natyra e sëmundjes së vullnetarit mbeti një mister deri në shkurt, kur FDA zbuloi se një pjesëmarrës në studim,  25 vjeçar mashkull pa histori mjekësore të kaluar dhe i cili nuk po merrte asnjë ilaç mori vaksinën dhe përjetoi një trombozë të sinusit tërthor .

Rreth 3 deri në 4 persona për 1 milion përjetojnë këtë mpiksje gjaku çdo vit dhe 75% e rasteve të të rriturve janë gra.

Gjatë provës klinike të Johnson & Johnson, pati raportime edhe për lloje të tjera të mpiksjes së gjakut, disa janë relativisht të zakonshme, të tilla si tromboza e venave të thella, kështu që nuk ishte për t'u habitur që midis afërsisht 20,000 pjesëmarrësve që morën vaksinën, disa do të përjetonin ato mpiksje. 

Johnson & Johnson është vaksina e parë në botë e cila miratohet për aprovim dhe ka një dozë të vetme. E veçanta e kësaj vaksine është gjithashtu edhe prakticiteti që ofron në transport edhe në ruajtje, pasi nuk ka nevojë të qëndrojë në temperatura -70 gradë, si Pfizer.

Organizata Botërore e Shëndetësisë miratoi vaksinën emergjente Johnson & Johnson më 12 mars.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spanjë/ Zbulohen pamjet, ja se si agjentët e Guardia Civil bastisën bazën e ‘skifterëve’ shqiptarë! 13 vjedhje, 5 të arrestuar, 22 mijë euro cash e bizhuteri

Spanjë/ Zbulohen pamjet, ja se si agjentët e Guardia Civil bastisën bazën e ‘skifterëve’ shqiptarë! 13 vjedhje, 5 të arrestuar, 22 mijë euro cash e bizhuteri