LONDER - Agjencia Amerikane e Sigurisë Kombëtare ka përgjuar vende të ndryshme të botës. Ky skandal është publikuar nga gazeta britanike “The Guardian”. Pas të dhënave që ka dhënë Edward Snowden, një teknik kompjuterash i CIA-s i cili kishte punuar si kontraktor për Agjencinë, u publikua dhe harta e vendeve të përgjuara.
Edhe Shqipëria pasqyrohet në këtë hartë, por qëndron mes vendeve më pak të përgjuara.
Harta është e përcaktuar sipas ngjyrave, që variojnë nga e gjelbra, që janë subjektet më pak përgjuara, deri tek e verdha dhe nga portokallia deri tek e kuqja, që tregon vendet më shumë të përgjuara. Shënimi i vitit “2007” në hartë lidhet me dokumentin prej të cilit derivojnë të dhënat e hartës, e cila renditet në toplistën e klasifikimeve sekrete.

(Foto: Harta e vendeve të përgjuara nga NSA)
Kështu vendi ynë pasqyrohet me ngjyrë të gjelbër, çka tregon se Shqipëria nuk është një vend shumë i përgjuar. Ndërsa Kosova paraqitet e ndarë nga Serbia, por territori i saj është i ngjyrosur me ngjyrë portokalli, çka nënkupton se është përgjuar dhe mbikëqyrur shumë më shpesh nga NSA.
Agjencia për Siguri Kombëtare amerikane, gjatë muajit mars ka përgjuar afro 97 miliardë të dhëna dixhitale në gjithë botën, qoftë në formë të thirrjeve telefonike apo të shkëmbimit të mesazheve. Irani pasqyrohet si vendi më i përgjuar, i pasqyruar në hartë me ngjyrën e kuqe.
NSA është pjesë e bashkësisë ushtarake informative të SHBA-së, një organizëm i sigurisë amerikane për të cilin nuk ka shumë të dhëna.
“The Guardian” ka publikuar hartën e plotë të vendeve të mbikëqyrura nga ana e agjencisë amerikane, në të cilat kjo agjenci mblidhte informacione për të gjitha llojet e komunikimeve si e-mail, telefonata apo rrjete sociale, si “Facebook” dhe “Twitter”. Këto të dhëna më pas iu dërgoheshin agjencive të zbulimit te cilat siguronin të dhënat e sakta, duke bërë identifikimin e personave të rrezikshëm.
Javën e kaluar “The Guardian” njoftoi se një program i posaçëm kompjuterik, i quajtur PRISM i jep mundësi NSA-së dhe Byrosë Federale të Hetimeve, FBI-së, të kontrollojë shpërndarësit e kompanive të mëdha të Internetit. Zyrtarët amerikanë nuk i kanë mohuar njoftimet. Ata thonë se askush nuk dëgjon thirrjet telefonike të qytetarëve dhe se të dhënat që ata kanë mbledhur kanë shërbyer për të parandaluar disa komplote terroriste.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com