Agjencia evropiane e lajmeve rendit Tiranën mes 5 qyteteve që duhen vizituar për Krishtlindje

Agjencia evropiane e lajmeve rendit Tiranën mes 5 qyteteve që duhen vizituar për Krishtlindje

Tirana, në festat e kaluara të fundvitit

Me shumicën e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian dhe Zonës Shengen në “lockdown” dhe vendosjes së ndalimit të hyrjeve, udhëtarët e Krishtlindjeve që duan të provojnë sesi festohen Krishtlindjen jashtë vendit, nuk janë në gjendje të vizitojnë disa nga qytetet evropiane të njohura për atmosferën e tyre të Krishtlindjeve. Por, Agjencia e njohur e lajmeve evropiane “Schengenvisainfo.com” u sugjeron evropianëve disa mundësi mjaft të mira për ata që dëshirojnë të kalojnë Krishtlindjen në Evropë. Gjermania, Franca dhe vendet e tjera të BE-së mund të jenë të njohura për tregjet e tyre të Krishtlindjes, por vende të tjera si Shqipëria, Turqia dhe Rusia, e festojnë Krishtlindjen në një nivel krejt tjetër.

Ndërsa udhëtarët mund të marrin një shije të një Krishtlindjeje perëndimore në këto vende, ata gjithashtu do të hasin traditat lokale të Krishtlindjes; edhe Krishtlindjen e festuar nga fetë e tjera, ose në një datë krejt tjetër.

“Schengenvisainfo.com” shkruan se Shqipëria njihet për verërat e saj të gjata dhe të nxehta, bregdetin e saj të bukur dhe trashëgiminë kulturore. Sidoqoftë, është gjithashtu një destinacion i mrekullueshëm për ata që dëshirojnë të kalojnë pushimet e fundvitit jashtë vendit të tyre.

Me mbi gjysmën e popullsisë së saj të vetëshpallur myslimanë dhe vetëm rreth 10 për qind katolikë dhe shtatë për qind ortodoksë, ndokush do të pyeste veten se si është e mundur që Shqipëria të jetë një destinacion i Krishtlindjes.

Shpesh e quajtur "feneri i fundit i tolerancës fetare në Evropë", Shqipëria është një vend i harmonisë fetare dhe të gjitha fetë jetojnë së bashku, jo vetëm pa shqetësuar njëra-tjetrën, por edhe duke festuar me njëri-tjetrin data të rëndësishme fetare.

“Schengenvisainfo.com” thekson se Tirana, është mbuluar me drita gjatë Krishtlindjeve dhe një pemë gjigante është zbukuruar në sheshin kryesor të kryeqytetit, ndërsa pemë të tjera janë vendosur nëpër të gjithë qytetin.

Gjithashtu, zakonisht, organizohen edhe tregjet e Krishtlindjes. “Gjëja më e rëndësishme që duhet të dini është se aktualisht, Shqipëria nuk ka një ndalim hyrjeje. Dhe megjithëse ekzistojnë procedura të kontrollit shëndetësor në aeroporte dhe porta të tjera hyrëse, nuk kërkohet asnjë test negativ i COVID-19”, shkruan “Schengenvisainfo.com”.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Populli: 07/12/2020 10:15

    AHAHAHAHA, mes vincave ne sfond, pallateve pa kurrfare plani, rrugeve pa korsi ambulance por me korsi "bicikletash" qe 7 muaj te vitit nuk perdoren dhe jane vetem per 1% te popullsise, me rruget tere gropa dhe te bera me lek ne cdo cep lagjeje, pa hapesira gjelberimi as ne qytet as te parku kombetar i liqenit, me mbeturinat qe nuk mblidhen pervec se ne unazen kryesore, pa Teater, me trafikun qe do 1 ore vetem te shkosh nga 21 dhjetori deri ne skajin tjeter, me rruget tere pluhur dhe betoniere qe jane bere me shume se taxi, mos te flasim pastaj per gjobat, taksat, tarifat etj etj etj etj etj etj! Me siguri nuk kane gjetur kryeqytet tjeter per ta futur ne 5 nder me te mirat AHAHAHAHAHAHAH

    Përgjigju
    • Populli: 07/12/2020 15:01

      @Toni se jane kundra idhujve te tu, s'do te thote qe jane genjeshtra ato qe thash! Meqe te pelqen Tirana keshtu mbaje, ca ke qe hakerrehesh! Qetesohu, pi nje caj e thith ajrin e paster te Tiranes. Shko ne Teater se ke plot! @Besa, po kam qene ne Prishtine, Shkup, Podgorice, Rome, Athine, Sofje! Nuk pash kund asgje nga ato qe thash me siper! Ishin kryeqytete normale, me funksionin e tyre dhe nuk rendoheshin nga gjera te kota!

    • Toni: 07/12/2020 14:29

      O “Populli” i ndyrë i Shqup-it! Akoma nuk u lodhët duke hedhur baltë mbi vëndin tuaj o ju zëntë covidi! O qelbësira që në vënd të trurit keni Lapsi.al dhe Çim Pekën,në vënd që të jeni krenarë për Tiranën ju hidhni baltë,përse? Se drejtohet nga socialistët? Sa pa tru jeni(se patriotë jo e jo) o idiota që sa herë lexoj komentet tuaja të qelbura më kujtohet ajo shprehja:për inat së vjehrrës do flej me mullixhinë! Dhe mesa duket ju k***at e shpellarizmit politik jeni gati të flini me gjithë mullixhinjtë e botës për inat të Ramës dhe Veliajt! Sa për gjynah që jeni...

    • Besa: 07/12/2020 11:04

      Populli po e ke shetitur rajonin e ke te qarte qe Tirana ja merr pa asnje diskutim. Duajeni pak me shume vendin se nuk te ben keq

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë