Agjencia franceze e lajmeve AFP përzgjedh sheshin “Skënderbej” si dekorimin më të bukur për Krishtlindje

Agjencia franceze e lajmeve AFP përzgjedh sheshin “Skënderbej” si dekorimin më të bukur për Krishtlindje

Sheshi “Skënderbej” ka pushtuar sërish mediat më të njohura botërore. Agjencia franceze e lajmeve AFP ka publikuar foton e realizuar nga fotoreporteri i talentuar Gent Shkullaku ku shfaqet plot drita sheshi “Skënderbej”, ku Bashkia e Tiranës ka ngritur “Fshatin e Festave”, një hapësirë festive ku qytetarët mund të kalojnë kohën dhe të argëtohen. “Pamje ajrore e Sheshit Skënderbej në

Tiranë, e ndezur me dekorimet e Krishtlindjes dhe e rrethuar nga një treg i hapur i Krishtlindjeve”, thuhet në tekstin e AFP e cila ka miliona ndjekës nga e gjithë bota. 

Tirana është veshur me ngjyrat e festave në çdo cep të saj. Ndonëse qytetarët kaluan disa ditë të vështira për shkak të tërmetit, kryeqyteti i është rikthyer tërësisht normalitetit dhe atmosferës festive që ndihet kudo.

Përveç ndezjes së dritave të pemës së madhe dhe ngritjes së fshatit të festave në sheshin “Skënderbej”, kryeqyteti është stolisur me zbukurimet dhe ngjyrat e festave në çdo rrugë dhe shesh të tij.

Rrugët e mbushura me njerëz dhe të qeshurat e fëmijëve i kanë dhënë një tjetër pamje Tiranës.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë