Irani ka dërguar dy satelitë të prodhuar në vend, në Rusi, për t'u vendosur në orbitë nga një mjet hapësinor rus, njoftoi të shtunën agjencia iraniane gjysmëzyrtare e lajmeve 'Tasnim'. Ky zhvillim shënon bashkëpunimin më të fundit hapësinor mes dy vendeve ndaj të cilëve Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione.
Prodhimi i Kowsar-it, një satelit që ofron pamje me rezolucion të lartë dhe Hodhod-it, një satelit i vogël komunikimi, është përpjekja e parë thelbësore nga sektori privat iaranian i hapësirës, thuhej në njoftimin e agjencisë.
Rusia dërgoi satelitë iranianë në orbitë në shkurt të vitit 2022, ndërsa zyrtarët amerikanë shprehën shqetësimin për bashkëpunimin hapësinor mes Rusisë dhe Iranit, nga droja se satelitët jo vetëm që do të ndihmonin sulmin rus në Ukrainë, por do të ndihmonin gjithashtu Iranin të monitoronte objektiva të mundshëm ushtarake në Izrael, e më gjerë në Lindjen e Mesme.
'Kowsar' mund të përdoret në bujqësi, për menaxhimin e burimeve natyrore, monitorimin e mjedisit dhe menaxhimin e fatkeqësive, shkruante agjencia iraniane 'Tasnim'. Po sipas agjencisë, 'Hodhod' është projektuar për komunikime me bazë satelitore dhe mund të përdoret në zona të largëta me pak qasje në rrjetet tokësore.
Në shtator, Irani dërgoi satelitin e dytë brenda këtij viti të një sateliti në orbitë, duke përdorur një raketë të ndërtuar nga Garda e tij Revolucionare. Ky zhvillim erdhi pasi Shtetet e Bashkuara dhe vendet evropiane akuzuan Teheranin për dërgimin e raketave balistike në Rusi, që mund të përdoren në luftën e saj kundër Ukrainës. Irani e ka hedhur poshtë një gjë të tillë./ VOA
G.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
42.5%
-
Jo
49.6%
-
Jam i/e dyzuar
7.9%
Vota total: 2243
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Incidentet në Baltik nxjerrin në pah flotën në hije të Rusisë
29 Janar, 09:15
-
Lufta/ Ukraina sulmon me dhjetëra dronë Rusinë, rafineria e ‘Lukoil’ në flakë! Moska: U tentua dhe goditja e centralit bërthamor (VIDEO)
29 Janar, 08:58
-
Dorëheqja e kryeministrit serb, Bilalli: Sjell zgjedhje të reja, fushata në Kosovë në fazë të nxehtë! Trump 3 oferta Rusisë për paqe me Ukrainën
28 Janar, 18:49
-
Reportazhi/ 300 mijë palestinezë kthehen në Gaza pas 15 muajsh luftë: Gjithçka është e rrënuar, por ne jemi ringjallur (VIDEO)
28 Janar, 09:27
-
Gazetari izraelit: Shqipëria do të presë 100 mijë palestinezë nga Gaza! Rama rrëzon pretendimet: S'mund të bëjmë më shumë se vendet e tjera të BE
27 Janar, 21:17
-
Sekretari i NATO-s, Marc Rutte: Kërcënimi rus është real! Vendet anëtare të Aleancës të rrisin shpenzimet
27 Janar, 20:09
-
Shtatë-ditëshi i parë i ‘Trump 2’/ Eksperti Krisafi: Jep përshtypjen se në 1 javë ka bërë më shumë se Biden në 4 vite! S'ka asnjë ide si mund t’i japë fund luftës në Ukrainë
27 Janar, 20:02
-
Çfarë po ndodh në Gaza dhe pse mund të ketë filluar fundi i luftës?
27 Janar, 15:52
-
BE zgjat edhe për 6 muaj të tjerë sanksionet ndaj Rusisë
27 Janar, 14:38
-
Gaza, ndalohet kthimi në veri, Trump: Zbrasni Rripin
27 Janar, 09:39
-
Lufta/ Armëpushimi në Liban do të zgjatet deri më 18 shkurt
27 Janar, 09:29
-
Gaza/ Mijëra persona nuk lejohen të kthehen në banesa, ndalohen nga ushtria izraelite! Trump Jordanisë dhe Egjiptit: Pranoni më shumë palestinezë
26 Janar, 21:47