
REPUBLIKA E SHQIPëRISë
MINISTRIA E INFRASTRUKTURëS DHE ENERGJISë
AGJENCIA KOMBëTARE e Ujësjellës-KanalizimeVE
KËRKESË PËR SHPREHJE INTERESI
(SHËRBIME KONSULENCE– PËRZGJEDHJA E INDIVIDËVE)
Republika e Shqipërisë
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë
Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizimeve
Projekti i Investimit në Sektorin e Ujërave
Huaja Nr.: IBRD-83230
Titulli i paketës: Përzgjedhja e një Konsulenti Individual për pozicionin e Drejtorit të Projektit
Kjo Kërkesë për Shprehje Interesi publikohet pas Njoftimit të Përgjithshëm të Prokurimit për këtë projekt, i publikuar në Development Business online Nr. WB183-01/13 të datës 14 Janar 2013.
Republika e Shqipërisë ka marrë hua nga Banka Botërore për llogari të Projektit të Investimeve në Sektorin e Ujit dhe synon të përdorë një pjesë të financimit nga Huaja për shërbimet e konsulencës për përzgjedhjen e një Konsulenti Individual për pozicionin e Drejtorit të Projektit të Investimeve në Sektorin e Ujit.
Shërbimet e konsulencës (“Shërbimet”) përfshijnë përzgjedhjen e një konsulenti individual si Drejtor për Projektin. Qëllimi i kësaj konsulence është të sigurojë zbatimin në kohë dhe me sukses të të gjithë aktiviteteve të Projektit të Investimit në Sektorin e Ujërave. Periudha e zbatimit të kontratës do të jetë afërsisht 12 muaj nga nënshkrimi i Kontratës, me të drejtë shtyrjeje.
Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizimeve fton konsulentë individualë të përshtatshëm (“Konsulentë”) të shprehin interesin e tyre në ofrimin e Shërbimeve. Konsulentët e interesuar duhet të japin informacion që paraqet kualifikimet e kërkuara dhe eksperiencën e përshtatshme për të kryer Shërbimet (CV në shqip dhe anglisht). Kriteret e përfshirjes në listën e shkurtër janë:
- Diplomë Universitare në inxhinieri ndërtimi ose hidro;
- Eksperiencë profesionale të vërtetuar në menaxhimin e kontratave komplekse të punimeve civile dhe të shërbimeve të konsulencës, të financuara nga donatorë të huaj (minimumi 10 vjet), eksperienca e punës në projekte të financuara nga Banka Botërore ose organizata të tjera ndërkombëtare është avantazh;
- Eksperienca në prokurimin e punimeve civile, mallrave, shërbimeve konsulente dhe jo-konsulente sipas udhëzimeve të Bankës Botërore ose të ndonjë organizate tjetër ndërkombëtare është avantazh;
- Njohuri të mira të legjislacionit shqiptar;
- Njohuri të mira kompjuterike dhe aftësi në përdorimin e programeve word dhe excel;
- Njohuri të mira të gjuhës angleze, të jetë në gjendje të komunikojë rrjedhshëm (verbalisht dhe me shkrim);
- Njohuri të mira të cështjeve teknike në lidhje me projektet dhe zbatimin e projekteve të ujësjellës-kanalizimeve;
- Preferohen njohuritë në lidhje me menaxhimin e një ujësjellësi, si humbjet teknike dhe administrative, faturimi dhe kontabiliteti, koeficienti i punës, kohëzgjatja e furnizimit, etj.
Konsulentëve të interesuar iu kërkohet t’i kushtojnë vëmendje paragrafit 1.9 të Udhëzimeve të Bankës Botërore: Përzgjedhja dhe Punësimi i Konsulentëve sipas Huave të IBRD dhe Kredive dhe Granteve të IDA nga Huamarrësit e Bankës Botërore, të datës Janar 2011 (“Udhëzimet për Konsulentët”), që përcakton politikën e Bankës Botërore për konfliktin e interesit.
Një Konsulent do të përzgjidhet në përputhje me metodën e Konsulentëve Individualë (IC) të përcaktuar në Udhëzimet e Konsulentëve.
Më shumë informacion mund të merret në adresën e mëposhtme gjatë orarit zyrtar 08.00 deri 16.30 nga e hëna deri të enjten dhe 08.00 deri 14.00 të premten.
Shprehjet e interesit mund të dorëzohen zyrtarisht në adresën e mëposhtme (personalisht, ose me postë, ose me faks, ose me e-mail) deri më 1 Nëntor 2017.
Agjencia Kombëtare e Ujësjellës - Kanalizimeve
Në vëmendje: Z. Arben Skënderi, Drejtor i Përgjithshëm
Adresa: Lagja 4, Rruga “Sami Frashëri” Tiranë
Tel:+355 4 2256091
Fax:+355 4 2256091
E-mail: [email protected]





