Agjencia Kombëtare e Krimit në Britani: 947 shqiptare të trafikuara në 2018

Trafikimi i qënieve njerëzore sipas Agjencisë Kombëtare të Krimit në Mbretërinë e Bashkuar po njeh rritje. Vetëm vitin e shkuar 947 shqiptare janë trafikuar në këtë shtet për shfrytëzim seksual apo punë të detyruar.

947 shqiptare janë trafikuar për shfrytëzim seksual apo punë të detyruar në Britaninë e Madhe vitin e shkuar. Shifrat shqetësuese publikohen nga  Agjencia Kombëtare e Krimit në Mbretërinë e Bashkuar. Ajo ka identifikuar 6993 viktima të kombësive të ndryshme. Rreth 36% më shumë se në vitin 2017. Shqiptarët përbëjnë një prej grupeve më të mëdha pasi 13% e viktimave të identifikuara janë të kësaj kombësie. Ato shfrytëzohen për punë të detyruar, prostitucion ose aktivitet kriminal. Trafiku i qënieve njerëzore sipas drejtuesit të projektit në Organizatën Ndërkombëtare për Migracionin Patrick Burland ka ardhur si pasojë e shërbimeve të kufizuara financiare, arsimore, punësimit, kujdesit shëndetësor si dhe mungesës së mundësive reale për të përmirësuar standardet e jetesës në vendet e tyre. IOM thotë se fenomeni është bërë pjesë e diskutimeve në Parlamentin e Britanisë së Madhe përmes raportit “Ndërmjet dy Zjarresh” hartuar nga kjo organizatë dhe Universiteti i Bedfordshire.

Titulli i studimit sipas kërkueses kryesore të tij Patricia Hynes lindi nga deklaratat e disa femrave shqiptare, të cilat kanë përshkruar se si kanë përfunduar në situatat e shfrytëzimit.Vendet e origjinës së këtyre viktimave theksohet në raport duhet të rrisin mekanizmat mbrojtës, duke mbështetur gratë dhe familjet e tyre, teksa përballen me diskriminimet e shoqërisë. Ndërkohë që më herët ka qenë  Departamenti Amerikan i të Shtetit i cili qershorin e vitit 2108 në raportin për trafikimin e personave  shprehet se qeveria shqiptare nuk përmbush plotësisht standardet minimale për eliminimin e trafikimit.

Më pas, në Raportin e fundit  të të Drejtave të Njeriut Shqipëria u kritikua për mungesën e zbatimit të ligjeve kundër trafikimit të qenieve njerëzore, duke vënë në dukje se vetëm një numër i vogël i autorëve të veprave penale janë ndjekur apo dënuar. Kritika të tjera u bënë kundër mungesës së zbatimit të ligjeve të hartuara për të mbrojtur gratë dhe vajzat nga dhuna dhe sulmet seksuale. /ABC

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • xreport: 28/03/2019 07:45

    bull shit ..... te trafikuara ? genjeshtra per te fituar letra. burrat qe i kan martuar rrin larg deri sa te marin letrat me genjeshtra. tallje me femrat me verte te trafikuara nga greqia, italia, spanja, gjermania, hollanda. i kan martuar me romun per letra.

    Përgjigju
  • Fredi: 27/03/2019 16:09

    Vlonjatët i bëjnë këto gjëra?

    Përgjigju
    • CaBone: 28/03/2019 10:41

      O Fredi po sa rracist je o vlla? Ti sa me vlonjat sa me shkodran e sa me ca te them un vetem budalliqe flet. Ik se na cave ka...in ne kto idiotlliqet qe flet pallosh. Sa i perket shkrumit jan te gjitha budalliqe se shfrytzimi njerzve ne shqipri ka mbaruar ne 99en. Kta jan cuna e goca qe vin per azil ose per te rritur nai shpi hashash dhe kur i kapin thon qe jan trafikuar dhe kaq mbyllet ktu. Skam asgje kunder atyre qe vij ne fakt hallall ja beft zoti se i dalin per zot vetes ne nje bot te eger e te mbushur nga tafmaja madhe. Pastaj sduan te meren me kok bile si FREDI. hahahha

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Universitetet amerikane u bëjnë thirrje studentëve të huaj të kthehen përpara inaugurimit të Trump

Universitetet amerikane u bëjnë thirrje studentëve të huaj të kthehen përpara inaugurimit të Trump