Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMShC)-Thirrje Nr. 10 Për Projekte

THIRRJE NR. 10 PËR PROJEKTE
(16.01.2017- 17.02.2017)
 
Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMShC), në kuadrin e konkurimit të hapur dhe transparent sipas kritereve të përcaktuara në Ligjin Nr. 10093, datë 09.03.2009 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile”, në përputhje me statutin dhe misionin e saj: Asistencë Financiare për një zhvillim të qëndrueshëm të shoqërisë civile dhe krijimin e kushteve të favorshme për nisma qytetare në të mirë dhe interes të publikut; shpall këtë Thirrje për Shprehje Interesi për të gjitha OJF-të e interesuara për projekte.
 
OJF-të janë të lutura t’i sjellin projekt-propozimet dorazi pranë zyrave tëAMSHC-së në adresën:Rruga "Frosina Plaku", Nr. 58, Godina e Observatorit, Kati II, Tiranë.
 
Projekt-Propozimet duhet të na dërgohen gjithashtu edhe elektronikisht vetëm në formatin Word në adresën tonë e-mail: [email protected](Në variantin elektronik nuk është e nevojshme firma dhe vula e skanuar).
 
Pas vlerësimeve të projekt-propozimeve, do të bëhet shpallja e projekteve fituese dhe do të nisë lidhja e kontratave.
 
 
Ftohen OJF-të e interesuara të sjellin projekt-propozime që kanë si objekt dhe mbulojnë fushat e mëposhtme:
 
  1. Mbështetje nismave qe fuqizojnë kapacitete të grupeve të margjinalizuara (Lgbt, minoritetet, gra,  të rinj të papunë, paraplegjikë, të moshuar etj)
  2. Mbeshtetje nismave në fuqizimin e shtetit ligjor të së drejtës (reforma  në drejtësi, lufta kundër korrupsionit, barazia para ligjit etj)
  1.  Mbështetjen e inicitivave që kanë në fokus fuqizimin ekonomik të sipërmarrjes së grave, të rinjëve, shtresave në nevojë dhe kategorive të tjera në disavantazh, nëpërmjet rritjes së kapaciteteve të tyre dhe organizatave që i mbështesin
  2.  Nisma dhe iniciativa që fuqizojnë rolin e diasporës shqiptare dhe trajtojnë çështje të lidhura me tematikën e migracionit”
  3. Mbrojtja e mjedisit, rritja e ndërgjegjshmërisë ambientaliste të qytetarëve, kryesisht e të rinjve dhe sensibilizimi;
  4. Iniciativa rinore përmes krijimit të bashkëpunimit të lidhjeve me partnerë rajonalë/ ndërkombëtarë në këtë sektor;
  5. Nisma kulturore dhe artistike në kontekstin social dhe zhvillimin e sinergjive brenda shoqerisë civile;
 
Aplikuesit, persona juridike që janë regjistruar sipas ligjit dhe kryejnë veprimtari në përputhje me qëllimin e përcaktuar në statutin e tyre, kanë të drejtë të aplikojnë, konkurojnë dhe të paraqesin projekt-propozimet e tyre.
 
Formularin e aplikimit për projekt-propozime mund ta shkarkoni nga faqja jonë zyrtarenë adresën: www.amshc.gov.al
 
Kohëzgjatja minimale e projekt- propozimeve do të jetë 4 (katër) mujor ndërsa koha maksimale e tyre të jetë deri në 8 (tetë) muaj.
 
Afati i fundit kohor për dorëzimin vetëm dorazi si dhe me e-mail të projekt-propozimeve është dita e premte, datë17 Shkurt 2017 ora 14:00. Pas këtij afati nuk do të pranohet asnjë projekt-propozim.
 
Projekt-propozimet duhet të shoqërohen me dokumentet e mëposhtme:
 
  1. Formulari i plotësuar i aplikimit, i vulosur dhe i nënshkruar nga përfaqësuesi ligjor i Organizatës (Formulari duhet firmosur në çdo faqe);
  2. Vendimi i Gjykatës dhe Statuti (të noterizuar)brenda 3-mujorit referuar datës së mbylljes së afatit të aplikimit;
  3. Ekstrakti i Gjykatës (i cili merret në Zyrën e Regjistrimit të OJF-ve, pranë Gjykatës së Qarkut, Tiranë) – origjinal sa më pranë ditës së mbylljes së aplikimit;
  4. NIPT-i (i noterizuar) brenda 3-mujorit referuar datës së mbylljes së afatit të aplikimit;
  5. Vërtetim nga Drejtoria e Tatim Taksave (që Organizata nuk ka detyrime të pashlyera përsa u përket kontributeve për sigurimet shoqërore, shëndetësore dhe tatim-taksat) - origjinalbrënda afatit të Thirrjes;
  6. Vërtetim bankar (ku pasqyrohen numri IBAN dhe numri i llogarisë së Organizatës, në lekë) - origjinalbrënda afatit të Thirrjes;
  7. CV të Organizatës (të firmosur dhe vulosur nga përfaqësuesi ligjor i OJF-së) dhe Licencën e lëshuar nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë nëse ka aktivitetete të parashikuara në projekt që nuk mund të kryhen pa zotëruar një Licencë të akorduar nga autoritet publike (për shembull: në rastet kur projekt-propozimet kanë aktivitete që kërkojnë ekspertizën e psikologut, ky i fundit duhet të ketë licensë për të kryer këtë funksion);
  8. Deklaratë/Marrëveshje Partneriteti (origjinale ose fotokopje të noterizuar, në rast se ka partneritet në këtë projekt-propozim);
Vini re:
Në momentin e shqyrtimit të dosjes me projekt-propozimin/ et nga Komisioni i Posaçëm i Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMShC), në rast mungese të njërit prej dokumenteve të lartpërmendura, apo nëse nuk do të jetë në formën e kërkuar do skualifikohet.
 
 
Për pyetje në lidhje me këtë thirrje për projekt-propozime, ju lutemi na shkruani në adresën e-mail: [email protected].

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Fituan medalje të artë, 30-vjeçarja merr propozim nga 'shoku' i shkuadrës