Në një njoftim për shtyp të kësaj agjencie theksohet se Agjencia Telegrafike Turke “Anadoll” e cila në 100 vjetorin e themelimit të saj synon të prodhojë e publikojë lajme në 11 gjuhë dhe që momentalisht krahas gjuhës Turke publikon lajme në Anglisht, Arabisht, Boshnjakisht, Kroatisht, Serbisht, Rusisht, Kurdisht dhe Frengjisht, bashkë me projektin e publikimit të lajmeve në gjuhën shqipe do iu ofrojë insitucioneve që tashmë janë abonuar në këtë agjenci lajme në 8 gjuhë.
AA, në përfshirje të publikimit të lajmeve në gjuhën Shqipe, kryesisht në Shqipëri dhe krahas saj në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe Bosnje Hercegovinë, do të realizojë publikim edhe kundrejt mediave shqiptare të cilët jetojnë e operojnë në Turqi, Bashkimin Europian dhe SHBA.
AA, e cila vijon përgatitjet për projektin e përfshirjes së gjuhës shqipe në gjuhët e publikimit, në 1 Korrik do të fillojë publikimin në provë ndërsa në 1 Tetor do të fillojë publikimin në formë zyrtare.
Me publikimin e lajmeve në gjuhën shqipe e cila do të realizohet nën çatinë Kryesisë së Publikimit të Lajmeve në Europë, ngjarjet aktuale në botë dhe Ballkan do t’i shërbehen botës me anë të fotografive dhe videove me tituj kryesorë si politika, ekonomia, sporti, turizmi, jetesa, kultura dhe arti. Edhe ngjarjet e rëndësishme të cilat realizohen në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe në zonat e tjera ku popullsia Shqiptare jeton dendësisht, me anë të rrjetit të operatorëve të servisit të lajmeve në gjuhën shqipe, do transmetohen në botë në Turqisht, Arabisht, Anglisht, Rusisht, Kurdisht dhe Boshnakisht.
AA, me anë të publikimit të lajmeve në gjuhën shqipe, synon edhe të ndjekë nga afër e të përçojë mundësitë e investimit në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni, zhvillimet politike në rajon, aktivitetet ekonomike dhe politike të Turqisë dhe investimet e biznesmenëve turq në rajon.
Bashkë me publikimin e lajmeve në Turqisht, AA, në zyrat e Bosnjes, Tiranës, Prishtinës dhe Shkupit do të punësojë operatorë zotërues të gjuhës shqipe. Publikimi i lajmeve në shqip do të realizohet nga Sarajeva, ku dhe gjendet qendra e Zyrës së Ballkanit e AA-së përveç kësaj do të hapet një zyrë në Tiranë.
Për publikimin e lajmeve në gjuhën shqipe, ndër aplikimet të cilat do të bëhen në Bosnjë, pra në zyrën e AA në Ballkan, në etapën e parë 10 persona të cilët do të përcaktohen si të aftë në pikëpamjen profesionale do të trajnohen dhe në këtë mënyrë do të fillojnë punimet e publikimit të lajmeve.
Në drejtim të synimit të publikimit të lajmeve në shqip, synohet që brenda vitit 2014 të publikohen 45 lajme, 50 fotografi dhe 5 video.
Lajmet, fotografitë dhe videot e përgatitura dhe publikuara në shqip, me anë të faqes online të Agjencisë së Anadoll’it, do i përçohen ndjekësve të saj. Ndërsa mbi Sistemin e Përçimit të Lajmeve (HAS) lajmet, pamjet dhe fotografitë, me anë të sistemit të abonimit do i serviren institucioneve të mediave.
AA, me anë të publikimit të lajmeve në gjuhën shqipe, do të zotërojë edhe forcën e transmetimit të saktë dhe të paanshëm të zhvillimeve të rëndësishme ekonomike dhe politike të ngjarjeve që ndodhin në Turqi dhe që ngjallin interes për rajonin edhe forcën e përçimit e transmetimit ngjarjeve që ndodhin në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe zonat ku popullsia shqiptarë jeton dendësisht kundrejt publikut Turk.
Agjencia e Anadoll’it e cila në themelin e saj ka parimet “e besueshme, e paanshme dhe e shpejtë”, me publikimin e lajmeve në gjuhën shqipe synon të sjellë një frymë të re në median shqiptare.
Kemal Öztürk, Kryetar i Bordit Drejtues i Agjensisë Telegrafike Turke “Anadoll” dhe Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë, në një prononcim të tij shprehet se Agjencia e Anadoll’it po ecën me hapa të sigurt drejt të qenurit një ndër 5 agjencitë më me ndikim në botë me bazë parimet “e besueshme, i paanshme, etike dhe e shpejtë”.
Zoti Öztürk tha: “Agjencia e Anadoll’it sot është ndër 10 agjencitë e para në botë. Në çdo vend që kam shkuar ndjej krenarinë e sensibilizimit të ndryshimit dhe të rritjes së Agjencisë së Anadoll’it. Në Lindjen e Mesme, si zona më operative në botë, jemi numri një.
Lajmet, pamjet dhe fotografitë më të shumta në numër dhë më me ndikim, i përçojmë ne në botë. Edhe në Ballkan bashkë me publikimin e lajmeve edhe në shqip, do e shtojmë fuqinë tonë”.
Öztürk, i cili bën të ditur se në synim të vitit 2020 numrin prej 57 përfaqësimeve jashtë shtetit, thekson se “po punojmë për ta ngritur këtë përfaqësim në 80 shtete, duke rritur edhe numrin e gjuhëve që transmentojmë, gjuhë në të cilat realizohet publikimi i lajmeve”.
Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Telegrafike Turke “Anadoll”, i cili theksoi se publikimeve në 7 gjuhë si në turqisht, anglisht, arabisht, rusisht, boshnakisht, kurdisht dhe frengjisht, do i shtohet brenda këtij viti edhe gjuha shqipe, deklaroi se “Projekti i agjencisë tonë për publikimin e lajmeve në Shqip është mjaft i rëndësishëm, për shkak se shqiptarët janë një ndër popujt më të vjetër të Ballkanit. Momentalisht infrastruktura në Ballkan ekziston, këtë strukturë do e forcojmë edhe më shumë me publikimin e lajmeve në Shqip. Publikimi i lajmeve në Shqip do të kontribuojë edhe në komunikimin mes popujve, në paqen dhe mbarëvajtjen”. /ata.gov.al/
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)