TIRANE - Agjencitë funerale në kryeqytet, akuzojnë punonjësit e ndërmarrjes së shërbimit funeral të Tiranës, se ata e kanë kyhyer në biznes sigurimin e një vendi ku do të prehet i vdekuri. Ata thonë se të gjithë punonjësit e bashkisë bëjnë pazare, duke ua vështirësuar kështu edhe më shumë hallin familjarëve, ndërsa vetë nga i pari deri tek i fundit kanë vënë pasuri me këtë biznes. Një vend për varr mund të shkojë edhe 1 milonë lekë të (vjetra).
Sipas një punonjësi të një prej agjencive funerale në Tiranë, në Sharrë dhe në Tufinë, bëhen pazare të mëdhaja me vendet e varreve. “Ne kemi çmime normale aq sa i kemi të përcaktuar nga Bashkia e Tiranës, por pazaret për vendin e varrit bëhen në Sharrë dhe në Tufinë, nami bëhet aty. U pasuruan të gjithë punonjësit e Ndërmarrjes së Shërbimit Funeral të Tiranës, milionera u bënë” - shprehet një prej pronarëve të një prej agjencive funerale në kryeqytet.
“Sot një familje i shkon 1 milionë lekë vetëm varri. Ngaqë vendet janë mbyllur dhe nuk ka vende të lira bëhen këto pazare. Nëse një i afërm kërkon një vend më të mirë, jo atë që ka përcaktuar bashkia, në varrezën e Sharrës shkon 500 mijë lekë të vjetra. Nëse pastaj do ta varrosësh afër rrugës, apo jo shumë larg, shkon edhe 1 milionë lekë, për të gjetur vetëm vendin.
Pastaj janë shpenzime të tjera ato për të paguar shpenzimet normale të një funerali” - shprehet pronari i agjencisë funerale, i cil nuk kërkon ta japë identitetin e tij. “Të gjitha këto lekë i marrin punonjësit e Ndërrmarjes së Shërbimit Funeral, që nga më i madhi deri te më i fundit. Atje ka edhe sekserë për këtë punë. Në ato vende ku janë mbyllur, u gjejnë një vend midis varreve të tjera dhe për ata marrin miliona” - shprehet ai më tej.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 27.07.2013
Redaskia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com