TIRANË- Byroja Kombëtare e Hetimit përfundon më SHBA trajnimet e 60 agjentëve të cilët tashmë janë pjesë e SPAK.
Nesër kthehet në Tiranë grupi i dytë. Ndërsa Report Tv mëson se nga trajnimi edhe me agjentet e FBI-së kanë mësuar nga praktikat e hetimeve financiare korrupsionit e ato të grupeve kriminale.
Agjentët e BKH-së në trajnimin e kryer në SHBA kanë praktikuar edhe qitjet, përdorimin e armëve pistoletë dhe gjysmë automatik.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate shqiptarja.png)
BKH ka marrë pjesë në disa aksione në Shqipëri ndërsa me sezonin e ri pritet të jenë ata që do të ekzekutojnë urdhrat e prokurorëve të SPAK dhe vendimet e GJKKO në terren.
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)