Agjenti turk në Austri: Inteligjenca turke më urdhëroi të vras politikanen kurde

Agjenti turk në Austri: Inteligjenca turke më urdhëroi të vras politikanen kurde

Foto ilustruese

Autoritarizmi në rritje i  presidentit turk Rexhep Taip Erdogan dhe fushata e tij agresive kundër armiqve të tij brenda dhe jashtë vendit, pas grushtit të shtetit të korrikut të vitit 2016, si pasojë e të cilës u arrestuan mijëra armiq  të tij, është rikthyer sërish në qëndër të vëmendjes.

Pas deklaratave të dhëna nga Feyyaz Ozturk, një operativ i inteligjencës turke, i cili i tha drejtësisë vjenezë se ishte urdhëruar të qëllonte një politikane kurdo-austriake, gjë që ai nuk donte ta bënte dhe kërkoi mbrojtjen e policisë.  Po ashtu ai deklaroi se ishte detyruar të jepte edhe dëshmi të rreme për të dënuar një punonjës në Konsullatën Amerikane në Stamboll.

Rrëfimi i Ozturk, i cili mor nga The New York Times, mund të hapë një rrugë për dënimin e Metin Topuz, i cili punoi për Departamentin e Shtetit të SHBA-së dhe Departamentin amerikan të Anti-Drogës. Topuz u dënua nga një gjykatë turke me më shumë se tetë vite burg nën akuzën se kishte ndihmuar një grup terrorist të armatosur. Nga ana tjetër zyrtarët amerikanë kanë thënë se faktet janë të pabaza dhe se ata e shohin si një përpjekje të Erdogan për të ushtruar presion në marrëdhëniet e tij gjithnjë e më antagoniste me Shtetet e Bashkuara .

Gjatë një interviste prej 4 orësh me policinë austriake, ajo çfarë tha Ozturk, ishte e paqartë në disa raste, por çështja u bë më konkrete, kur një oficer e pyeti për çështjen e Topuz. Ozturk tha se në fillim të shtatorit 2017, atij iu kërkua të nënshkruante një deklaratë kundër Topuz ose do të rrezikonte të burgosej.

“Ata më  detyruan të isha dëshmitar dhe më dhanë një copë letër bosh, të cilën unë e nënshkrova. Në të kundërt unë do të shkoja në burg me Metin Topuz, ” tha ai, duke shtuar se në Turqi veprohet gjithmonë në këtë mënyrë.

 Sipas transkriptimit të policisë, Ozturk tha se ai kishte punuar për Departamentin e Anti-Drogës në SHBA deri në 2004 dhe se për herë të fundit ishte takuar me Topuz në 2005. Topuz, gjithashtu, kishte punuar për DEA si përkthyes, ai shtoi, diçka që zyrtarët amerikanë e kanë konfirmuar.

Ozturk tha se ai ishte urdhëruar për të qëlluar Aygul Berivan Aslan,  dhe u kontaktua për herë të parë për këtë punë nga një prokuror turk në Stamboll në 2018, ai duhej të kryente sulmin në mars, por izolimet për shkak të pandemisë  u detyrua të shtynte udhëtimin e tij për në Vjenë. Ozturk, i cili ka një pasaportë italiane, tha se ai ngeci në Rimini, Itali, ku theu edhe njërën këmbë në një aksident. Në fund, ai tha se nuk mund të vazhdonte me planin.

 “Policia austriake mund të më arrestojë më vonë, Nuk më pëlqen kjo gjë. Unë nuk jam vrasës me pagesë. Nëse kjo do të kishte ndodhur, ata do të ishin distancuar nga unë dhe do të më akuzonin si një kriminel,” tha ai për autoritetet turke, duke theksuar se tanimë autoritetet turke kishin ngrirë llogaritë bankare të tij dhe të familjes.

Ambasada e SHBA-së në Ankara dhe avokatët e Topuz nuk pranuan të komentojnë pretendimet e Ozturk apo efektin që ata mund të kenë mbi çështjen, e cila do të apelohet.

Por deklarata e Ozturk  ishte thelbësore në dënimin e  Topuz, duke pretenduar se ky i fundit kishte punuar me anëtarët e organizatës Gulen. Megjithatë,  Ozturk nuk u paraqit kurrë në gjykatë personalisht dhe kurrë nuk u mor në pyetje. Gjykatësi shtyu gjyqin disa herë duke pritur Ozturk të kthehej nga jashtë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Deputetja në Kosovë: Në veri mund të ketë sërish provokime nga Serbia

Deputetja në Kosovë: Në veri mund të ketë sërish provokime nga Serbia