Agnelli i ka idetë e qarta, gati paga faraonike për të bindur Guardiolën

Agnelli i ka idetë e qarta, gati paga faraonike për të bindur Guardiolën

Andrea Agnelli, president i Juventusit

Një nga telenovelat më të gjatë të kësaj vere pritet të jetë stoli i Juventusit, i lënë bosh pas shkarkimit të Allegrit. Mediat në Itali, më saktë ‘sportmediaset’, raporton se ëndrra e presidentit Allgeri mbetet Pep Guardiola, trajneri aktual i Manchester City që pak javë më parë premtoi se do të qëndronte te ‘citizines’.

Por ka disa indikacione që e çojnë spanjollin në Torino. Edhe pse ende e pakonfirmuar thuhet se Guardiola do të jetë së shpejti në një hotel në Milano, ku zakonisht drejtori sportiv i Juventusit Paratiçi kryen operacionet në merkato. Strategjia për të bindur Guardiolën është e qartë. Presidenti i ‘zonjës’ është gati t’i ofrojë spanjollit 23 mln euro në sezon për katër vite.

Gjithsesi lista është më e gjerë se vetëm Guardiola. Pas spanjollit kandidati më favorit është Maurizio Sarri, trajneri aktual i Chelsea-s që pritet të largohet në fund të sezonit nga blutë e Londrës. Ish-numri 1 i Napolit ka pëlqimin e Nedved dhe Paratiçit, por  në një intervistë të fundit kapiteni i Juventusit Chiellini ka lënë të kuptohet se Sarri është një emër i padëgjuar në dhomat e zhvjeshjes.

Një tjetër trajner që përflitet për stolin e bardhezinjve është Simone Inzaghi. Deri pak ditë më parë dukej i pashmangshëm divorci me Lazio-n, por pas fitimit të Kupës së Italisë gjithçka ka ndryshuar. Ka qenë Igli Tare që e ka konfirmuar trajnerin edhe në të ardhmen, ndërsa tani mbetet edhe përmirësimi i marrëdhënies mes presidentit Lotito dhe trajnerit.

Për momentin kandidatët janë tre, ndërsa në ditët në vijim njëri do të zgjidhet. Drejtuesit ndërkohë kanë nisur sprintin për të siguruar firmën, por në mendjen e presidentit rendi është i qartë.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë