Agrobiznesi, bankat tregtare shtojnë interesin për shërbime financiare

/ATSH/- Bankat tregtare në vend dhe sidomos ato që ofrojnë shërbime financiare të destinuara ekskluzivisht për agrobizneset, po rrisin dhe perfeksionojnë asistencën teknike dhe infrastrukturën e nevojshme për zgjerimin e shërbimeve në këtë sektor.
Ekspertët e shërbimeve financiare Agro në një prej bankave tregtare në vend, shprehen se "duke operuar në sektorin agro që prej vitit 2001, ne kemi identifikuar sfidat dhe mundësitë që shtrihen në këtë sektor dhe kemi ekspertizën e duhur për të treguar mënyrën më të mirë për zhvillimin e bizneseve në zonat rurale ku operojnë".
Duke ofruar shërbime financiare konkurruese dhe duke investuar në vendosjen e një marrëdhënie bashkëpunimi fitimprurëse ndërmjet tipologjive të ndryshme të agrobizneseve, ne synojmë që të krijojmë mjedisin e duhur që biznese të reja të investojnë në këtë sektor dhe të sigurojmë një treg të sigurt dhe të qëndrueshëm për bizneset ekzistuese, thonë ata.
Duke mbajtur fokusin në agrobizneset vendase të fokusuara në prodhimin dhe përpunimin e produkteve bujqësore, ne kemi konfirmuar pozicionin tonë si një partner i besueshëm financiar për të gjithë ato biznese që kanë aplikuar për përfitime nga skemat e financimit të Bashkimit Europian dhe skema të tjera subvencionuese kombëtare dhe ndërkombëtare. Për t'ju referuar shifrave konkrete, gjatë periudhës janar-gusht 2015 kjo bankë i ka dhënë klientëve të saj të agrobiznesit mbi 20,3 milionë euro, e përkthyer kjo si një rritje me 18% nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Kishte krijuar kasafortë pas gardërobës për të fshehur lekët, mjekut italian i sekuestrojnë 8 milionë euro