Agrocon Albania, një prej
sukseseve më të reja të Grupit Balfin

Agrocon Albania, një prej<br />sukseseve më të reja të Grupit Balfin
Projekti i agrobinsesit “Agrocon Albania”, është një prej sipërmarrjeve më të reja të Grupit Balfin, një nga bizneset më të suksesshme në Shqipëri.

Ky aktivitet i “Agrocon Albania” është shtrire në një sipërfaqe prej 28 ha të cilat konsistojnë në prodhimin e perimeve në serra dhe në fushë të hapur. Ajo disponon 10 ha sera të tipit Gotik të teknologjisë së lartë të ndërtimit të tyre, me një sistem ujitje të centralizuar për gjithë sipërfaqen e mbjellë.

Pikërisht për të gjitha këto ajo ka zhvilluar një takim me biznese dhe fermerë që merren me prodhimin në fushën e perimeve.
 
“Standardi kryesor që zbatojmë për perimet është certifikimi Global Gap. Është një standard ndërkombëtar që garanton konsumatorin nga trajtimi i produkteve me pesticide. Bimët janë konvencionale dhe trajtohen në mënyrë tepër organike. Kjo lloj certifikate garanton konsumatorin dhe eksportin vendas. zona ku jemi është Myzeqeja e artë dhe garanton prodhime të standardit evropian. Është e nevojshme që fermerët tanë të garantojnë produktet përmes certifikatave”, tha Roland Kadiu
Administrator i Agrocon.

Grupi Balfin është një nga bizneset më të suksesshme në Shqipëri i shtrirë edhe në rajonin e Ballkanit perëndimore ka të punësuar mbi 4000 mijë persona nga të gjithë vendet ku grupi është i pranishëm dhe ka një xhiro vjetore prej më se 600 milion eurosh.

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda