Agron Aliaj në duart e kirurgut
grek, operacioni në Tiranë

TIRANË - Baletmaestro Agron Aliaj do të operohet në Shqipëri, saktësisht në spitalin “Hygea” në Tiranë. Lajmi konfirmohet nga Ministria e Shëndetësisë, e cila bën të ditur se operacioni në shtyllën kurrizore është marrë përsipër nga një profesor grek.
“Ministria e Shëndetësisë gjithashtu ka respektuar çdo mendim e sugjerim të mjekëve specialistë për trajtimin e mëtejshëm brenda apo jashtë vendit në mirëkuptim të plotë me familjarët. Më kërkesën e familjarëve, pacienti do të transferohet në Spitalin “Hygeia” për një ndërhyrje ndihmuese në kolonën vertebrale, ndërhyrje të cilën e ka marrë përsipër një profesor grek. Ministria e Shëndetësisë dhe Drejtoria e QSUT-së, respekton vullnetin e familjarëve për ta trajtuar në një institucion privat dhe me këtë rast, Ministria e Shëndetësisë me propozim të Ministrisë së Kulturës do ti paraqis Qeverisë Shqiptare kërkesën për mbulimin e shpenzimeve për trajtimin e mëtejshëm të profesorit”, thuhet në deklaratën e Ministrisë.

PIPERO: JO KURIM JASHTE VENDIT
Drejtori i politikave në Ministrinë e Shëndetësinë, Pëllumb Pipero deklaron se një staf i specializuar po kujdeset për baletmaestron Agron Aliaj dhe sugjeron mos transportimin e tij në një spital jashtë vendit, pasi dicka e tillë mund ti shkaktojë pasoja të rënda.

Reagimi vjen pas apelit të familjarëve të Artistit të Popullit, i cili që prej 7 marsit, ndodhet i shtruar në spitalin e Neurokirurgjisë.
Familjarët insistojnë për ta transportuar jashtë vendit për një mjekim më të specializuar,por në një prononcim për median Pipero deklaroi se Agron Aliaj po mbahet me frymëmarrje artificiale, ka koshiencë të pastër por specialistët këshillojnë mos lëvizjen e tij

“ Në bashkëpunim me MASH dhe atë të shëndetësisë është marrë në konsideratë kërkesa e familjarëve për ta dërguar jashtë por mendimi i specialistit, doktor Mentor Petrelës është që ai të mos lëvizë sepse kudo që të dërgohet transporti dhe ndërhyrja që mund të bëhet mund të jetë shumë më pasoja sesa një mjekmim konservator që po ndiqet. Po respektohen të gjitha protokollet më të mira shëndetësore, nga një staf i specializuar dhe do të bëjmë maksimumin. Ndërhyrja kirurgjikale mund ti shkaktojë një paralizë të përgjithshme pasi ka dëmtuar shtyllën kurrizore dhe trurin”- deklaroi Pipero.

Mbrëmjen e 7 marsit, baletmaestro u përplas nga një makinë sapo kishte lënë provat në Teatrin e Operës dhe Baletit dhe ishte duke kapërcyer rrugën pranë Teatrit kur është goditur nga një automjet Audi A6. Familjarët dhe artistët kanë bërë apele të shpeshta për shpëtimin e jetës së tij duke e transportuar jashtë për një mjekim të specializuar.

(aq/sg/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet në Kosovë/ Deputeti i LDK-së: Kurti ka blerë 582 milionë € energji në bashkëpunim me kompani serbe! Në dialogun me Serbinë sillet si ‘one man show'

Zgjedhjet në Kosovë/ Deputeti i LDK-së: Kurti ka blerë 582 milionë € energji në bashkëpunim me kompani serbe! Në dialogun me Serbinë sillet si ‘one man show'