Deputeti i LSI-së për Qarkun e Shkodrës, Agron Çela
-Deputetë të Shqipërisë dhe Malit të Zi diskutojnë për intensifikimin e marrëdhënieve-
TIRANË, 20 Qershor/ATSH/- Një grup deputetësh shqiptarë, anëtarë të Komisionit Parlamentar të Ekonomisë, morën pjesë në një takim të përbashkët me deputetët e Malit të Zi, takim që u zhvillua në qytetin e Ulqinit.
Tema e këtij diskutimi ishte "Dimensioni Parlamentar i Bashkëpunimit mrs Malit të Zi dhe Shqipërisë në fushën e Transportit. Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Agron Çela, duke folur konkretisht për projektet që do të ndihmonin Shkodrën dhe Ulqinin por mbi të gjitha dy vendet tona. u ndal te rruga Velipojë Ulqin, ku kërkoi nga ana e ministrit malazez të dijë diccka më shumë se në çfarë faze është projekti dhe kur do të marrë jetë ky investim.
Deputeti i Shkodrës, Agron Çela, e cilësoi si prioritet gjithashtu rikthimin e lundrimit nga Liqeni i Shkodrës drejt Virëpazarit, si një mundësi e mirë për të pasur një turizëm të qëndrueshëm. "Përfundimi i rrugës Velipojë- Ulqin në një kohë sa më të shpejtë do të ishte me interes për të gjithë:, theksoi zoti Çela.
Në këtë takim, palët theksuan rëndësinë e shfrytëzimit edhe të lumit Buna, Liqenit të Shkodrës, linjës hekurudhore Podgoricë-Shkodër që janë pika të forta të lidhjes mes dy vendeve.
Ministria e Transporteve e Shqipërisë pritet që të inicojë së shpejti një takim të përbashkët ndërmjet dy vendeve në lidhje me projektet në infrastrukturë.
Ndërkaq, edhe deputetët e Malit të Zi por edhe ministri i Transportit dhe Çështjeve Detare të Malit të Zi, Ivan Brajoviç, e kanë konsideruar të drejtë çështjen e ngritur nga deputeti Çela dhe sipas tyre shumë shpejt do të nisin diskutimet dhe më pas miratimi i fondeve për vënien në jetë të këtyre projekteve.
Ministri Brajoviç ka theksuar se bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Malit të Zi është i shkëlqyer dhe të dy vendet tona duhet të aplikojnë së bashku te fondet ndërkombëtare për realizimin e një sërë projektesh në fushën e lidhjes së komunikacionit.
/y.pa/