Agron Demushi kandidat i pavarur:
Tropoja s'e do kandidatin e Bashës

Agron Demushi kandidat i pavarur:<br />Tropoja s'e do kandidatin e Bashës
BAJRAM CURRI - Kundërshtitë e qytetarëve të Tropojës kundër kandidatit të zgjedhur nga Partia Demokratike për Bashkinë e këtij qyteti, kanë “detyruar” kryetarin aktual të Bajam Currit të braktisë strukturat e së djathtës, e të dalë në këto zgjedhje si kandidat i pavarur. Në një lidhje telefonike për A1 Report zoti Agron Demushi kryetar i bashkisë së Bajram Currit, tha se banorët kanë dalë kundër kandidatit zyrtar të demokratëve Besnik Dushajt dhe i kanë kërkuar të rikandidojë si i pavarur.
 
“Kanë vendosur qytetarët e Tropojës për kandidimin, të cilët po e kërkojnë me këmbëngulje të jem unë aq që t’i përfaqësoj në zgjedhje. Kanë ardhur në shtëpi për të ma kërkuar këtë. Unë kam biseduar kam qenë kandidati më potencial, sesi kanë rrjedhur ngjarjet brenda PD nuk e di, por di që kanë vendosur ish-deputetin por duket se nuk e duan qytetaria e Tropojës”, tha Demushi.
 
Sipas kryebashkiakut të Bajram Currit, nuk janë vetëm qytetarët që e kundërshtojnë vendimin e Partisë Demokratike. Edhe anëtarësia e PD-së në Tropojë ka bojkotuar mbledhjen e kryesisë 2-3 ditë më parë ku do të prezantohej zyrtarisht kandidati Besnik Dushaj.
 
“Nuk kam qenë i kënaqur me mënyrën si janë zhvilluar përzgjedhjet e PD, sepse është çuar lista me emra dhe mbi 20 prej tyre nuk kanë jetuar fare në Tropojë, më shumë vinë turistë se sa ata në Tropojë. Ka pasur një anarshi në përzgjedhjen e kandidatëve. Kryesia e PD para 2-3 nuk është mbledhur që ka pasur për tu prezantuar, e kanë bojkotuar mbledhjen e radhës.  Anëtarësia e PD në Tropojë është kundër kandidatin aktual”, - tha Demushi.
 
Faktin që tropojanët kanë dalë kundër Dushajt, zoti Demushi e argumenton me konsumimin sipas tij, që i është bërë kësaj figure në PD.
 
Duket që është një figurë e konsumuar e PD në Tropojë ndonëse reklamohet. Tre herë 3 si kryetar komune, 2 herë si deputet besoj se i kanë marrë maksimumin Partisë Demokratike dhe njerëzit nuk janë të kënaqur me të”, tha kreu i Bashkisë së bajram Currit.
 
Agron Demushi katër vite më parë u zgjodh nën siglën e Partisë Demokratike kreu i kësaj njësie vendore. Në zgjedhjet e 21qershorit, zoti Demushi do garojë përballë Bensik Dushaj së Partisë Demokratike dhe Rexhe Byberajn përfaqësues i së majtës.  Ky i fundit për 3 mandate ka drejtuar komunën Margegaj në siglën e Partisë Demokratike.

Redaksia Online
(Greta Malaj/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ Juventusi pëson golin e parë në Serie A, Cagliari e barazon! Lazio përmbys Empolin, Roma del me pikë! Në fushë edhe Milani

GOLAT/ Juventusi pëson golin e parë në Serie A, Cagliari e barazon! Lazio përmbys Empolin, Roma del me pikë! Në fushë edhe Milani