Agron Duka denoncoi djegien e mbeturinave, reagon Bashkia e Shijakut: Persona të papërgjegjshëm i vunë zjarrin shkurreve dhe konteinerit! E vumë situatën nën kontroll

Agron Duka denoncoi djegien e mbeturinave, reagon Bashkia e Shijakut: Persona të papërgjegjshëm i vunë zjarrin shkurreve dhe konteinerit! E vumë situatën nën kontroll

Djegia e mbeturinave në Shijak

Djegia e mbeturinave në mes të rrugës në Shijak ka shqetësuar banorët. Për këtë, bëri denoncim Partia Agrare Ambientaliste e drejtuar nga  Agron Duka, deputet e zonës së Shijakut duke kërkuar marrjen e masave të menjëhershme.

 Sipas reagimit të tij, është rikthyer skema ku mbetjet digjen natën për të mos u parë qytetarët, por shndërrohen në rrezik serioz për shëndetin e tyre.

“Është rikthyer e njëjta skemë, kur mbetjet digjen natën, për të mos u parë nga qytetarët. Pamjet tregojnë renë e tymit që pushton hapësirën, duke u shndërruar në një rrezik serioz për shëndetin e qytetarëve. Vetë banorët kanë filmuar dhe denoncojnë këtë gjendje. Si deputet i asaj zone, unë bashkohem me shqetësimin e tyre dhe kërkoj marrjen e masave për ti dhënë fund menjëherë, kësaj praktike “menaxhimi” të mbetjeve. Djegia e mbetjeve në hapësira publike është tashmë një krim mjedisor, ndaj dhe unë nxis organet ligjzbatuese të hetojnë për këto raste”, shkruan Duka.

Për këtë denoncim ka reaguar Bashkia e Shijakut duke thënë se njerëz të papërgjegjshëm i kanë vënë zjarrin disa shkurreve dhe një konteineri, ndaj morën masa menjëherë për vënien në kontroll të situatës. Ndër të tjera thuhet dënon çdo veprim që del kundër interesit të përbashkët për një qytet më të pastër ndërsa nuk lejojnë këto veprime në dëm të mjedisit.

“Bashkia Shijak, duke u nisur nga një denoncim i bërë nga një subjekt politik, mori masa të menjëhershme për shuarjen dhe vënien në kontroll të situatës së zjarrit të krijuar. Disa njerëz të papërgjegjshëm i kanë vënë zjarrin disa shkurreve dhe një kontieneri.

Politikat tona mjedisore janë gjithmonë në nxitje të ruajtjes së mjedisit dhe shëndetit të qytetarëve, për këtë reagimi ynë ka qenë i menjëhershëm pas denoncimit të bërë. Publiku meriton t'i serviret ngjarja siç është në të vërtetë, jo siç pretendohet të jetë, për të tentuar të prishni imazhin publik apo punën e palodhur të bashkisë, vetëm nga veprimi që kryen disa njerëz të papërgjegjshëm.

Shijaku është vendi ku jetojmë çdo ditë dhe rrisim fëmijët tanë, ndaj kurrsesi nuk mund të lejojmë të kryhen veprime në dëm të mjedisit. Detyra ime është të mbroj interesin më të lartë të banorëve të Shijakut dhe të dënoj çdo veprim që del kundra këtij interesi të përbashkët për të pasur një qytet sa më të pastër dhe me cilësi të jetuari. Ku ka vullnet, ka zgjidhje!”, thuhet në reagimin e Bashkisë së Shijakut.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja