Kreu i Partisë Ambientaliste Agrare, Agron Duka ka humbur njeriun më të dashur, nënën e tij në moshën 81-vjeçare.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Duka në profilin e tij personal.

Ai njofton miqtë dhe të afërmit e tij, se koha e pazakonte e pandemisë i detyron që të heqin dorë nga zakonet e moçme, por ritet do të zhvillohen pas kalimit të kësaj situate.

Postimi i Dukës:

Me hidhërim të thellë njoftoj ndarjen nga jeta, të nënës sonë Vajdie Duka, në moshën 81 vjeçare e cila la qenë drita e shtëpisë tonë dhe drita e dijes e shumë nxënësve përgjatë karierës së saj si mësuese.

Një humbje e madhe që lehtësohet vetëm nga dashuria me të cilën ka mbushur përherë zemrat tona dhe gjithë të afërmëve të saj.

Të dashur miq, koha e pazakontë në të cilën jetojmë na detyron të heqim dorë nga zakonet e moçme falë të cilave kemi qenë afër njëri-tjetrit edhe në hidhërime, prandaj të gjitha ritet do t’i zhvillojmë pas kalimit të kësaj situate.

Në emrin tim dhe të familjes sime, ju falenderoj për mesazhet tuaja!

Vajdie Duka