Agron Duka: PD trumbeton aleancë
me qytetarët, japin zgjidhje kulisash

Agron Duka: PD trumbeton aleancë<br />me qytetarët, japin zgjidhje kulisash
Kandidati i Partisë Republikane për Bashkinë e Durrësit, Agron Duka përmes rrjetit social “Facebook” shprehet se Partia Demokratike po vepron në kundërshtim me ato që thonë.
 
Sipas tij nga njëra anë drejtuesit e PD-së trumbetojnë me te madhe formulën e aleancës me qytetaret dhe nga ana tjetër japin zgjidhje kulisash, në kundërshtim me interesin dhe vullnetin politik të qytetareve.
  
Statusi i plotë në “Facebook” i Agron Dukës 
Me ndarjen e re territoriale te vendit ne zgjedhjet e ardhshme vendore faktori me i rëndesishëm zgjedhor nuk jane kulisat qe behen prapa perdeve te kryetareve te partive, por aleanca me qytetaret. Nga njera ane drejtuesit e PD-se trumbetojne me te madhe formulen e aleances me qytetaret dhe nga ana tjeter japin zgjidhje kulisash, ne kundershtim me interesin dhe vullnetin politik te qytetareve. Une ne zgjedhjet e ardhshme vendore do te marr vendim dhe do te veproj ne aleance, interes dhe me vullnetin e qytetareve te Durresit. Historia ime politike ka deshmuar se po te ishte per kryetaret e partive apo kryeministrat s'do isha kurre ne politike. Kane qene qytetaret dhe vota e tyre te cilet me kane futur ne politike dhe ata te vetmit te cileve i kam sherbyer pa ngurrim. Keshtu do te jete edhe ne te ardhmen. Me respekt Agroni.

duka fb

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)


 

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve