Agron Kuliçaj anëtar i Etikës, Balla:
Absurde, shpresoj që FSHF ta largojë

Agron Kuliçaj anëtar i Etikës, Balla:<br />Absurde, shpresoj që FSHF ta largojë
Ish-nëndrejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Agron Kuliçaj do të jetë anëtari më i ri i Komisionit të Etikës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit.
 
Ky ka qenë vendimi i djeshëm i Asamblesë së Zakonshme të FSHF-së. Komisioni i Etikës ka për detyrë të luftojë fenomenin e trukimit të ndeshjeve dhe tashmë pjesë e tij është edhe Kuliçaj.
 
Agron Kuliçaj ka qenë në postin e ish-nëndrejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit gjatë dy mandateve të qeverisjes së Sali Berishës dhe ka dhënë dorëheqjen nga ky post në 2013 sapo kanë ardhur në pushtet socialistët.
 
Pas zgjedhje ka reaguar deputeti i PS, Taulant Balla përmes një statusi në rrejtin social Facebook duke shprehur habinë se “Si ka mundësi që një njeri i inkriminuar si Agron Kulicaj mund të kontrollojë etikën në futbollin shqiptar”shprehet ndër të tjera ai.
 
Statusi i plotë i Taulant Ballës
 
Ne kete komision u zgjodh edhe ish-bodyguardi i Sali Berishes Agron Kulicaj, i cili rezulton te kete marre me shume vota sesa Hito Hitaj nje ikone e gjalle e historise se futbollit shqiptar. Nderkohe ne listen e kandidateve ishte edhe ish-deputeti i PD Dashnor Sula.
 
Si ka mundesi qe ne kete Komision kaq te rendesishem te FSHF propozohen keta lloj njerezish. Si mund te futet ne votim Dash Sula, kur vete FSHF i ka ndaluar perjete prezencen ne nje stadium futbolli per goditje me arme dhe kercenim me jete te gjyqtareve te futbollit.
 
Si ka mundesi qe nje njeri i inkriminuar si Agron Kulicaj mund te kontrolloje etiken ne futbollin shqiptar.
 
Ne foton bashkangjitur edhe emrat e fituesve. Respektoj kater zoterninjte e tjere, por eshte nje turp qe FSHF ben keto lloj procesesh dhe perkrah emrave te nderuar te futbollit, vendos ish-bodyguardin e Sali Berishes apo ish-deputetin e dhunes neper stadiume.
 
Shpresoj qe Asambleja e FSHF te reflektoje. Ta largoje Agron Kulicajn.



d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)