Agron Shehaj del kundër PD-së
voton pro aeroportit të Vlorës

Agron Shehaj del kundër PD-së<br />voton pro aeroportit të Vlorës<br>
Komisioni i Ekonomisë ka votuar sot për miratimin e projektligjit për nisjen e negociatave për ndërtimin e aeroportit të Vlorës.

Grupi i PD votoi kundër, por deputeti Shehaj duket se nuk ka qenë dakort me këtë vendim të partisë së tij dhe ka votuar pro këtij projektligji që do shkojë të enjten për tu votuar në Parlament.

Agron Shehaj e ka konsideruar të domosdoshëm ndërtimin e tij aeroporti, duke thënë se kjo do të ndihmojë ekonominë e qytetit të cilin përfaqëson në Parlament.

Deputetët e LSi nuk kanë marrë pjesë në këtë votim.

Në debatin për aeroportin Vlorës kanë marrë pjesë edhe dy ministrat Damian Gjiknuri dhe Arben Ahmetaj.

Deputetja Tabaku ka kërkuar të shohë studimin, por Gjiknuri vijoi u shpreh se “nuk mund të japë detaje, pasi cenohen bisedimet”.

Këto do të jenë pjesë e negociatave dhe ju do të keni fatin e mirë, që kur të vijë kontrata të shikoni elementët e tarifimit dhe modelit ekonomik dhe tarifat për përdoruesit. Na lini që të shkojmë aty. Ato që kemi shkruar dhe nga të dhënat paraparake propozimet janë shumë më të lira se nga aeroporti i  Rinasit”, tha Gjiknuri.

Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

U dënua për korrupsion, senatori amerikan Menendez jep dorëheqjen

U dënua për korrupsion, senatori amerikan Menendez jep dorëheqjen