Ahmadinexhad: kemi kushte që të ndalojmë
pasurimin e uraniumit

Ahmadinexhad: kemi kushte që të ndalojmë <br />pasurimin e uraniumit
TEHERAN- Presidenti i Iranit, Mahmud Ahmadinexhad nëpërmjet rreteve të huja televizive ka bërë t ditur se, fuqitë botërore dhe Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore duhet t’i sigurojnë Iranit uranium të pasuruar në 20 %, por deri më tani ata nuk e kanë bërë një gjë të tillë. Më tej ai ka theksuar se, pasurimi i uraniumit në 20 % është e drejtë e Republikës Islamike dhe jo një hap drejt armës bërthamore. Ahmadinexhad la të kuptohet se Irani mund të ndalojë pasurimin e uraniumit, nëse fuqitë botërore ofrojnë koncesione të konsiderueshme. Gjithashtu Ahmadinexhat ka bërë të ditur se nuk është se pret ndonjë mrekulli të madhe nga bisedimet të cilat, do të zhvillohen në muajin e ardhshëm në Rusi. Këto bisedime do të zhvillohen mes gjashtë fuqive botërore dhe gjatë këtyre bisedimeve do të diskutohet lidhur me programin që ka Irani për bërthamorët. Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka lëshuar gjashtë rezoluta që i kërkojnë Republikës Islamike të pezullojë pasurimin e uraniumit. Ai po ashtu ka ndërmarrë një sërë sanksionesh kundër Iranit, për shkak të kësaj çështjeje. Teherani zyrtar thotë se aktiviteti i tij bërthamor ka qëllime ekskluzivisht paqësore dhe se ky aktivitet hyn ndër të drejtat e një vendi sovran edhe sipas të drejtës ndërkombëtare.
(s.ç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Si sot e 33 vite më parë aty ishin 20 mijë prej nesh!

Si sot e 33 vite më parë aty ishin 20 mijë prej nesh!