Ahmetaj: 1/3 e bizneseve pa
kasa,në shtator nis aksioni masiv

Ahmetaj: 1/3 e bizneseve pa<br />kasa,në shtator nis aksioni masiv
Ministri i Ekonomisë Arben Ahmetaj paralajmëroi nisjen më 1 shtator nga ana e Qeverisë të aksionit masiv kundër evazion fiskal. Ahmetaj e argumentoi domosdoshmërinë e aksionit me situatën alarmante të evazionit, me një të tretën e bizneseve në vend të cilët nuk përdorin kasa fiskale.

“Rreth 1/3 e bizneseve që ushtrojnë veprimtari tregtare në territorin e vendit tonë ose nuk janë fare të regjistruar, ose nuk kanë fare kasa fiskale, ose kasat fiskale ekzistojnë si orendi pa vlerë që nuk përdoren; në shkelje të rëndë të drejtpërdrejtë të ligjit po se po, po edhe në vjedhje të hapur të qytetarit dhe konsumatorit. Në total, mbi 50% e bizneseve pothuajse nuk japin asnjë kupon, duke qenë haptazi në kundërvajtje të plotë ligjore dhe padiskutim, në shkelje të plotë të çdo norme etike në raport me konsumatorët”, tha dje Ahmetaj në një konferencë për shtyp.

Aksioni masiv
Në fund të muajit qershor administratës tatimore i janë shtuar 500 punonjës të rinj, të cilët do të kryejnë verifikime në terren. Nga korriku, punonjësit po verifikojnë nëse bizneset janë apo jo të regjistruara, nëse respektojnë përcaktimet ligjore për lëshimin e faturave tatimore, nëse kanë deklaruar numrin e vërtetë të punonjësve dhe veçanërisht nëse përdorin pajisjet tatimore për lëshimin e kuponëve fiskalë.

Për çdo konstatim për moslëshim kuponi tatimor, penalizimi është me gjobë në masën 200 000 lekë për tatimpaguesit e regjistruar si subjekte të tatimit mbi fitimin, dhe gjobë, në masën 50 000 lekë për tatimpaguesit e tjerë. Për çdo konstatim të përsëritur të moslëshimit të kuponit tatimor, pas aplikimit të dy dënimeve administrative, që konsiderohet evazion tatimor, administrata tatimore ushtron të drejtën sipas ligjit, duke e kallëzuar penalisht tatimpaguesin.

Mbledhja me forcë
Ndërkohë që Ligji për Procedurat Tatimore parashikon edhe mbledhjen me forcë të detyrimeve të papaguara. Neni 88 i Ligjit përcakton se administrata tatimore ka autoritetin dhe kompetencat për të mbledhur detyrimet tatimore të papaguara, për të cilat nuk është ushtruar e drejta e ankimit apo kanë kaluar të gjitha fazat e shqyrtimit administrativ dhe gjyqësor.

Administrata tatimore i ushtron këto kompetenca, duke zbatuar mënyrat e vlerësimit të riskut, për të përcaktuar dhe zbatuar, në çdo rast, masën më të përshtatshme të mbledhjes me forcë, në mënyrë që të maksimalizojë mbledhjen e detyrimeve tatimore të papaguara. “Kriteri i vlerësimit të riskut bazohet në dokumentacionin financiar, të dhënë nga tatimpaguesi ose palët e treta, duke marrë parasysh shumën e detyrimit tatimor të papaguar të tatimpaguesit dhe aftësinë e tij për ta paguar tatimin”, përcakton ligji. 



"Prandaj, unë jam sot këtu për t’u bërë apel, në emër të qeverisë shqiptare, të gjithë bizneseve që ushtrojnë aktivitet tregtar në shkelje flagrante të ligjit, të vrapojnë për t’u regjistruar përpara se të nisë operacioni rrënjësor i kësaj sëmundjeje të patolerueshme;Të vendosin kasën fiskale dhe ta vënë atë në shërbim të plotë të konsumatorit, përpara sesa operacioni që nis në shtator t’i vendosë ata përpara ligjit;Të mos u japin më blerësve të mallit të tyre fatura që s’kanë asnjë lloj vlere fiskale e ligjore, përpara se sa në përballjen me ligjin të humbasin shumë më tepër se sa ç ‘mund të fitojnë duke e shkelur ligjin.Ne sigurisht duam mirëkuptim dhe bashkëpunim, nuk duam të ushtrojmë forcën e ligjit përpara se të përdorim forcën e arsyes.Kjo sëmundje nuk është e re, ka vite e vite që e gërryen organizmin e ekonomisë sonë kombëtare e familjare. Kështu që ne e kemi parë të udhës t’u japim kohë të gjithëve të hyjnë në binarët e ligjit dhe të gjithë së bashku të ecim në drejtimin e duhur.Koha po skadon dhe këtë apel ne do ta përsërisim më shpesh deri në fillimin e operacionit, që njësoj si operacioni i energjisë, nuk do të ndalet përpara askujt dhe për asnjë arsye"-tha ministri në apelin e tij

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Zyrtarë të Ambasadës së SHBA takohen me kreun e AMP, Sulejmani: Mirënjohje për mbështetjen e dhënë

Zyrtarë të Ambasadës së SHBA takohen me kreun e AMP, Sulejmani: Mirënjohje për mbështetjen e dhënë