Ahmetaj: 'Spitalla' u anullua për
arsye politike, do hapet sërish

Ahmetaj: 'Spitalla' u anullua për<br />arsye politike, do hapet sërish
Edhe pse i pa dekretuar ende nga presidenti Nishani ministri më i ri i emëruar në krye të Financave ka nisur fjalën e tij në foltoren e Kuvendit me lëvrimin e dy kësteve për Shqipërinë nga bordi i FMN-së dhe dështimin e tenderit për zonën ekonomike për Spitallën, Ahmetaj tha se u anullua për arsye të drejtpërdrejta politike

Spitalla u anullua për arsye të drejtpërdrejta politike, tha në Kuvend ministri i ri i Financave Arben Ahmetaj, duke u shprehur se ajo do të hapet sërish.

“Spitalla është rasti spektakolar i përgjegjshmërisë së një qeverie. E para, kam dosjen e 9 zonave ekonomike që keni dhënë, nuk ka funksionuar asnjëra. U detyruam t’i anulonim. Ne bëmë proces transparent, morrëm dhe oferta. Anulohet Spitalla për arsye të drejt për drejta politike të mbështetura me arsye të shëndosha teknike dhe do të hapet sërish në sytë të publikut”, tha ministri Ahmetaj.

Një ditë më parë, ministria e Ekonomisë u komunikoi vendimin e anulimit të Spitallës dy kompanive pjesëmarrëse, për mungesë dokumentacioni.

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

Sot Dita Ndërkombëtare e Lirisë së Shtypit, konflikti në Gaza më vdekjeprurës për gazetarët

Sot Dita Ndërkombëtare e Lirisë së Shtypit, konflikti në Gaza më vdekjeprurës për gazetarët