Ahmetaj: Administratorit të PD 
i dhemb puna e arritjet e qeverisë

Ahmetaj: Administratorit të PD <br />i dhemb puna e arritjet e qeverisë
Pas deklaratës së Partisë Demokratike përmes zëdhënëses Ina Zhupa, e cila ka akuzuar Ministrin e Financave për lidhje miqësore me një kompani e cila sipas PD, është favorizuar në tenderë, ministri Ahmetaj ka reaguar përmes një statusi në Facebook.
 
Ministri i Financave shkruan se PD-së dhe kreut të saj Basha, i dhemb puna e qeverisë e arritjet e vendit.
 
"I shkreti Administrator! I paska djegur shumë paketa e bujqësisë. I dhemb puna e qeverisë dhe arritjet e vendit. I dhemb rrëzimi i paketës së tij qesharake për ekonominë, se është mësuar ta shohë vendin në zi dhe varfërim. Nuk e kupton që sorollatet më kot në përpjekje për të mbajtur vendin e punës, e për këtë ka filluar të sajojë lidhje pa lidhje, ngatërron Arben Ahmetajn me Eduard Halimin” - shkruan Ministri.

Redaksia Online
Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Masakra betonimit në bregdet buron nga ligji turpshëm i pronave 7501

Spahiu: Masakra betonimit në bregdet buron nga ligji turpshëm i pronave 7501