Dje ministri i Financave, Arben Ahmetaj, ka prezantuar në Komisionin parlamentar të Ekonomisë Aktin Normativ, me të cilin u amendua për herë të dytë buxheti i vitit të kaluar. Sipas tij, ai përmban një paketë solidariteti, ku përfshihet shpërblimi i fundvitit për pensionistët dhe shtresat në nevojë, në masën 4 miliardë lekë; fonde për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura të sektorit të infrastrukturës rrugore dhe të ujësjellës-kanalizimeve, në masën 3.4 miliardë lekë; 450 milionë lekë për emergjencat civile, për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura të dëmshpërblimeve (nga fatkeqësitë, përmbytjet, etj), nga viti 2013 e në vazhdim, si dhe një fond total në masën 600 milionë lekë për Ministrinë e Bujqësisë, në kuadër të Paketës për Mbështetje të Bujqësisë.
Sipas tij, viti 2016 shfaqi shenja pozitive, duke filluar nga rritja në sektorin e bujqësisë, ndërtimit dhe veçanërisht turizmit, si dhe vazhdimësia në rritjen e konsumit.
Edhe në aspektin e investimeve të huaja direkte, ekonomia ka shënuar një tjetër rekord historik, bazuar në vlerësimet e Bankës Botërore, me 9% të Prodhimit të Brendshëm, duke u renditur të dytët në rajon pas Malit të Zi, tha ai.
Duke shtuar se gjatë vitit të kaluar Shqipëria u rikthye sërish një vend eksportues neto i energjisë elektrike, për herë të parë pas 6 vjetësh.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com