Ahmetaj-Al Mazrouei: Ligji i ri për
turizmin, presim me shume investime

Ahmetaj-Al Mazrouei: Ligji i ri për<br />turizmin, presim me shume investime
Rritja e bashkëpunimit ekonomik mes vendit tonë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe. Ishte arsyeja kryesore e takimit mes ministrit të Ekonomisë Arben Ahmetaj dhe ministrit të Energjisë së Emirateve të Bashkuara Arabe, Suhail Mohammed Faraj Al Mazrouei.

Gjatë fjalës Ahmetaj tha se mes dy vendeve do të krijohet mundësia e investimit për vendosjen e një linje direkte të fluturimit. Ahmetaj tha se sektori i turizmit prej vitit 2013 ka një rritje të madhe në krahasim me vitet e kaluar.

Mes dy vendeve tona ekzistojnë marrëdhënie të shkëlqyera nga pikëpamja politike. Emiratet e Bashkuara Arabe kanë qenë një mbështetës i Shqipërisë në arenën ndërkombëtare. Në aspektin ekonomik, ndonëse vullneti për bashkëpunim nuk ka munguar mes dy palëve, intensiteti i shkëmbimeve ka qenë larg dhe ngelet akoma larg potencialit që të dy vendet afrojnë. Në vitin 2014 numri i vizitorëve nga Emiratet e bashkuara Arabe u rrit me 252% krahasuar me vitin 2013, dhe së bashku me ministrin e Energjisë ne theksuam nevojën e një linje ajrore të drejtpërdrejtë nga Emiratet në Shqipëri. Eksporti i mineraleve, lëndëve djegëse dhe energjisë elektrike zë peshën kryesore të eksporteve shqiptare drejt Emirateve të Bashkuara Arabe me 69 %” u shpreh Ahmetaj.

Ministri Ahmetaj nuk la pa përmendur edhe ligjin e ri për turizmin i cili sipas tij krijon një potencial më të madh për investimet e huaja në vendin tonë.

“Turizmi është një nga sektorët që ka njohur një hov cilësor gjatë vitit 2014 dhe gjysmës së parë të vitit 2015. Potenciali i investimeve në turizëm është edhe forcuar dhe intensifikuar me ligjin e ri për turizmin që ne sapo e kemi kaluar. Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes ka skanuar një pjesë të tokave publike në bregdet jug të vendit, të cilat në bazë të ligjit mund të prokurohen me garë ndërkombëtare me 1 euro për 99 vjet”, përfundoi  Ahmetaj.

Ndërsa ministri i energjsië Al Mazrouei theksoi se marrëdhëniet duhet të përmirësohen në ekonomi, shkëmbimet tregtare dhe investimet e huaja. Al Mazrouei nënvizoi se në të ardhmen shumë investitorë do të japin kontributin e tyre në Shqipëri.

 “Gjatë vizitës e vizitës së Kryeministrit në Emiratet e Bashkuara Arabe ne patëm diskutime vërtet diskutime inkurajuese që çuan në takimin e delegacioneve që patëm sot dhe ne jemi shumë optimistë për të ardhmen e marrëdhënieve tona ekonomike dhe për të investuar në Shqipëri. Vendndodhja strategjike e Shqipërisë kombinon me përpjekjet e mëdha qeverisë për të përmirësuar mjedisin e investimeve dhe e bëjnë Shqipërinë një pikësynim shumë të madh për investimet e huaja në të ardhmen”, nënvizoi Suhail Mohammed Faraj Al Mazrouei.
ahmetaj
 
Redaksia online
(o.m/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?



×

Lajmi i fundit

Durrës/ 24-vjeçari plagoset me armë zjarri, paraqitet në spital! Rrethanat e paqarta

Durrës/ 24-vjeçari plagoset me armë zjarri, paraqitet në spital! Rrethanat e paqarta