Ahmetaj: Amnisti për detyrimet
e vjetra, të rejat do të mblidhen

Ahmetaj: Amnisti për detyrimet<br />e vjetra, të rejat do të mblidhen
Qeveria është në fazat e fundit të studimit të amnistisë që fal detyrimet e vjetra të biznesit. Në një takim me gazetarët, Ministri i Financave Arben Ahmetaj bëri me dije se do të falen detyrimet e akumuluara deri përpara vitit 2011, ndërkohë që nuk do të falet asnjë detyrim i ri i krijuar pas kësaj date.

Ai shpjegoi se këtyre subjekteve do t’i ofrohet mundësia që në këmbit të shlyerjes së gjobës, t’u falen vetëm kamatëvonesat e penalitetet
 
"Po flas për kompani që kanë abuzuar me nipin sekondar që kanë bërë kalim malli nga shumica te pakica ku shteti ka humbur TVSH, do të bëhet një skanim i thellë për të kaluar në një rivlerësim të konsiderueshëm".

Në takim Ahmetaj tha se disa kompani të mëdha kanë shmangur taksat përmes nipteve dytësore, ndaj të cilave autoritetet do të ndërmarrin veprime të ashpra.
 
"Ideja është që deri në 31 dhjetor të 2010 mund të ketë një kqyrje, në janar 2011-31 dhjetor 2014 është një balancim i detyrimeve duke ofruar këtë mundësi, paguaj 100% të principalit të falet gjoba' tha ai.

Ahmetaj bëri një rezyme të ecurisë ekonomike përgjatë gjithë vitit 2016, duke theksuar se ritmet e rritjes janë shtuar gjatë gjashtëmujorit të dytë falë përmirësimit të konsumit, të investimeve dhe treguesve fiskalë.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS