"Për t’i dhënë një përgjigje zerave që e kanë quajtur “goditje” për ekonominë shqiptare apo e atyre që e duan Shqipërinë të fundit në rajon përsa i përket konkurrueshmërisë, dëshiroj tju them se ekonomia shqiptare ka hyrë në një rrugë të qëndrueshme reformash aggressive që shkojnë në thelb të ekonomisë, tek produktiviteti dhe konkurrueshmëria"-tha Ahmetaj
Në vështrimin e BB-së, klima e të bërit biznes në Shqipëri për vitin 2016 është përkeqësuar. Madje ky përkeqësim është i ndjeshëm pasi në krahasim më raportin e fundit Shqipëria ka zbritur 35 vende në renditjen përgjithshme mes 189 vendeve. Për klimën e të bërit biznes vitin e kaluar Shqipëria renditej në vendin e 62, por në renditjen e fundit tanimë vendi ynë renditet i 97-ti.
Sipas Ahmetajt, “Shqipëria nuk ka humbur vende në raport me vetveten”.“Kemi hartuar një paketë të mirë ligjore që rezultatet e së cilës do i shohim vitin e ardhshëm”, shtoi ministri
"Në raportin e vitit 2016 Shqipëria renditet në vendin e 97 në botë, renditje që ndikohet nga dy indikatorë, sic janë dhënia e lejeve të ndërtimit dhe marrja e certifikatës së pronësisë. Kjo renditje ishte e pritshme për qeverinë Shqiptare për shkak të zhvillimeve të lidhura me këta dy indikatorë. Me dnërmarrjen e reformës territoriale Këshilli Kombëtar i Territorit ka marrë vendimin për pezullimin e përkohshëm të lejeve të ndërtimit me qëllim harmonizimin e instrumentave të planifikimit territorial në kaudër të ndarjes së re territoriale. Dhe për një arsye tjetër, disiplinimin e dnërtimeve në Republikën e Shqipërisë. Kjo është një qasje afatgjatë për zhvillimin e turizmit dhe ekonomisë. Ne jemi të bindur që në raportin e vitit të ardhshëm kjo reformë do të gjejë një reflektim të drejtpërdrejtë në vlerësimin e indikatorit"-tha ministri
Redasksia online
(S.m/shqiptarja.com)