Ahmetaj-Berishës: Fakto akuzat
e për kokë të 2 gocave dorëhiqemTë GJITHA lajmet nga seanca e sotme

Ahmetaj-Berishës: Fakto akuzat<br />e për kokë të 2 gocave dorëhiqemTë GJITHA lajmet nga seanca e sotme
TIRANE - Ish-kryeministri Berisha nga foltorja e kuvendit ka akuzuar ministrin Ahmetaj se në detyrën e re do të realizojë aferën e kryeministrit atë që nuk e bëri ministri Cani sipas tij madje e ka akuzuar atë se ka firmosur marrëveshje kundra ligjit në udhëtimet e tij drejt Rumanisë si azilkërkues politik.

“Ahmetaj nuk ka idenë e parimeve kyçe të doktrinës financiare. Nuk mund të lejojmë që kryeministri të vjedhë shqiptarët me skemën e TVSH-së. Shkrimet investigative treguan përfshirjen e vëllait të kryeministrit”, ka shtuar Berisha.

Ministri Ahmetaj në replikë me ish kryeministrin Berisha ka komentuar emërimin e tij në krye të financave si asgjë të jashtëzakonshme. Por, në replikë me ish kreun demokrat, ministri Arben Ahmetaj e sfidoi publikisht që të vërtetojë akuzat në adresë të tij. Nëse akuzat vërtetohen, tha Ahmetaj, ai u betua për kokë të dy vajzave se do të japë dorëheqjen menjëherë.
 
“Nuk ka një çudi se si kalova nga një ministri në tjetrën. Mos mer në mendjen tënde të tilla mendime jo koncesione jo ato që mendon. Ta them miqësisht vër njw ekip të shofhwsh çdo bëj un nw ministrinë e financave. Do bëj të njëjtën gjë siç kam bëre me ekonominë. Dua ndihmën dhe bashkëpunimin e të djathtëve. Do të jap dorëheqjen kam qenë fëmijë që kam negociuar me Rusmailin mbylljen e firmave piramidale që hëngri para dhe jetë shqiptarësh. Asnjëherë nuk kam menduar se buxheti i shtetit janë një rrugë ku mund të fus duart. Të ftoj çdo gjë që mendon se kam hedhur një firma para publike apo një të hapur çoji në prokurori dhe për kokë të dy gocave do jap dorëheqjen në sekond."-tha Ahmetaj

Ai iu drejtua Ahmetajt që të mos bëhej mashë e kryeministrit, ndërsa i kujtoi sesi 9 vjet më parë, në 2005-ën, kur PD erdhi në pushtet, kaloi ilegalisht kufirin dhe u ndal nga policia greke. Akuzat e Berishës, Ahmetaj i priti me të qeshura me zë dhe herë pas here vinte edhe duart në kokë.

Ja debati

Sali Berisha: Qesh ti, qesh. Tërhiqu sa më parë nga ajo aferë se po cenon stabilitetin e vendit. Tërhiqu nga kjo aventurë dhe mos u bëj simboli më i urryer në historinë e pluralizmit. Në mandatin e parë si zv ministër vodhe 18 milionë impulse me një vlerë prej 15 milionë euro. Mos u bëj mashë e këtij tjetrit për vjedhje. Si u largove në 2005 nga Shqipëria?

Taulant Balla: Asnjë ditë s’është larguar. Asnjë ditë të vetme.
Sali Berisha: U largua si shkelës kufiri, u arrestua nga policia greke.

Ahmetaj qesh dhe ve duart në kokë

Sali Berisha: Ky njeri shkoi në SHBA për të kërkuar azil politik.
Sali Berisha: Ti s’ke as konceptin më elementar në Financa. Jep menjëherë dorëheqjen se po e çon vendin aty ku s’duhet të shkojë. Mos kujto se do e kalosh përsëri kufirin.

Ahmetaj qesh përsëri

Berisha: Mos guxo ta bësh atë. Flet ministri si gangster.
Berisha: Ti zv/kryeministër shkove dhe bëre avokatin e prerjes së pemëve te liqeni. Ç’doje ti atje me zv/kryetarin e bashkisë? Të bëhesh ti ushtar i Erion Velisë...Sepse vjedh me të.

Sali Berisha: Kuvendi të ngrejë një komision hetimor parlamentar për gjithccka është shkruar për Ahmetajn.
Arben Ahmetaj: Nuk e kaloj në aspekt personal se do të ndyja parlamentin. Kam qenë studënt im grevës së urisë dhe jam krenar.

Sali Berisha: S’mund ta përdorësh për të justifikuar vjedhjen.
Taulant Balla: Grevën e urisë e ke përdorur ti.

Arben Ahmetaj: Kam dhënë kontributin tim modest dhe nuk ma merrte kurrë mendja se pas kaq shumë vitesh Shqipëria do trajtohej nga një Sekretar i rëndomtë partie si një organizatë e rëndomtë partie. Vizita e Kerryt bën diferencën dhe ju ka bërë thirrje të votoni reformën në drejtësi dhe Byronë e Hetimit që të hetohet kushdo. Kam që në moshën 26 vjecc, kam që fëmijë, që deklaroj të ardhurat dhe sot jam 46 vjecc dhe ja ku jam. Detyra e Ministrit të Finanave është një detyrë e shenjë dhe e vlerësoj kolegun, ashtu sikurse vlerësoj çdo koleg tjetër ministër.

Të sfidoj, sepse s’ke moshën time dhe as detyrën time, për çdo gjë, nëse kam hedhur një firmë në kundërshtim të hapur me ligjin ccoje në prokurori dhe për kokë të dy gocave jap dorëheqjen në sekondë. Këtu do jesh Sali Berisha se çfarë do të ndodhë me të gjitha supozimet që thua. Je burrë i moshuar, mos u merr me pallavrat e gazetave.

Fjala e Ministrit Ahmetaj sot ne Parlament‏

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

‘Ndryshime ligjore brenda 6 muajve’, Gogu prezanton raportin e PS për 'TIMS': Rishikim tërësor i akteve që mbrojnë të dhënat

‘Ndryshime ligjore brenda 6 muajve’, Gogu prezanton raportin e PS për 'TIMS': Rishikim tërësor i akteve që mbrojnë të dhënat